Botë
Indi, incident në stacionin e trenit, 27 të vdekur
29.09.2017 15:38
Një incident në Mumbai të Indisë ka rezultuar me 27 të vdekur e mbi 30 të lënduar...

Të lënduarit u dërguan në një spital aty pranë. Incidenti ndodhi në mbikalimin që çon drejt stacionit, kur një numër i madh njerëzish ishin përpjekur të largoheshin prej aty pasi kishin gjetur aty strehë nga shiu i dendur, ndërsa të tjerë mbërrinin.
Autoritetet kanë nisur një hetim mbi incidentin që evidenton sërish problemet e mëdha të infrastrukturës së transportit në Mumbai, e kritikuar shpeshherë për vjetërsinë dhe pamjaftueshmërinë e saj, nisur nga fakti që përdoret nga miliona njerëz çdo ditë.
