ARSIM

Filloi regjistrim në shkollat e mesme publike për 2014/2015

23.06.2014 15:19

Sipas Konkursit të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi në fund të marsit, të lira janë 35.195 vende për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme.........

Në shkollat publike të mesme në Maqedoni sot dhe nesër është paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve në vitin e parë të vitit shkollor 2014/2015.

Sipas Konkursit të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi në fund të marsit, të lira janë 35.195 vende për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme.

Rezultatet do të publikohen më 25 qershor. Në afatin e qershorit do të ketë edhe paraqitje të dytë - më 30 qershor dhe 1 korrik, ndërsa paraqitja dhe regjistrimi në afatin e gushtit do të përfundojë më 21 gusht.

Vendet e lira në Konkurs janë harmonizuar me nevojat e tregut të punës, ndërsa më pas MASH fokusohej kryesisht në shkollat e mesme profesionale. Para tre muajsh kur u publikua konkursi, MASH apeloi që gjysmëmaturantët të regjistrohen në shkollat profesionale pasi që kuadri profesional është deficitar dhe më shpejtë do të gjejnë punë.

Risi në konkurs janë theksuar 13 profesione të reformuara për arsim të mesëm trevjeçar të cilat MASH-i i krijoi me mbështetjen e BE-së.

Krahas vendosjes së 13 profileve të reja në shkolla të ndryshme të mesme profesionale në territorin e RM-së, janë hapur paralele të reja për shkollën mjekësore të mesme të sapoformuar në Gostivar dhe Ohër, ku gjimnazi ndahet në dy shkolla të veçanta në të cilat do të ketë edhe arsim profesional edhe gjimnaz. Në konkurs gjatë këtij viti janë publikuar edhe shtatë klasë të dispersuara në gjimnazin për sport.