Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, në 20:30 debati për Likovën në TVM 2 dhe TVM 2 Sat

29.09.2017 16:14

TVM 2 fillon prej sonte emetimin e debateve zgjedhore...

Përballë votuesve të tyre, sonte në 20:30 në ekranin e Servisit Publik, përballen kandidatët e partive politike që garojnë në komunën e Likovës. Sa i njohin ata problemet e vërteta të banorëve të komunës për të cilën garojnë? Cilat janë ofertat e tyre, a kanë afatizime konkrete se kur do t’i realizojnë premtimet e tyre për projektet afatgjata dhe afatshkurtra për të cilat kanë nevojë banorët e Likovës?