Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, koalicioni Aleanca për Shqiptarët në Çegran
29.09.2017 16:39
RDK dhe UNITETI, që e përbëjnë koalicionin Aleancën për Shqiptarët, mbrëmë vazhduan me takimet me qytetarët e Komunës së Gostivarit, ku në radhë ishte hapja e shtabit në fshatin Çegran...

Para aktivistëve të fshatit Çegran, me pjesë nga programi i Aleancës për Shqiptarët u paraqitën kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, dhe bartësja e listës, Luljeta Aziri.
Në fjalën e tyre përshëndetëse para bashkëvendësve, dy këshilltarët që vijnë nga ky fshat, Adnan Sinani dhe Mahir Azizi, theksuan se do të jenë zë i fuqishëm i interesave të fshatit Çegran në këshillin e Komunës së Gostivarit dhe se kjo gjeneratë e re, me në krye djalin e dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Shpatin, do të angazhohen për të mirën e qytetarëve të Komunës së Gostivarit.
LULZIM HAZIRI
