Maqedoni
Gjykata, 30 ditë paraburgim për Igor Jug
29.09.2017 16:52
Prokuroria Publike Speciale ka zgjeruar hetimet për Igor Jugun, njëri nga të dyshuarit e rastit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill...

Në sajë të procedurës paraprake, gjykatësi ka dalë me propozim për vazhdim të masës, paraburgim 30 ditorë për të dyshuarin. Jugut kohë më parë iu shqiptua masa - paraburgim gjashtë ditor, që skadoi ditën e djeshme.
Masë paraburgimi i është dhënë në sajë të të gjitha bazave, sepse prokuroria dyshon në ikjen e tij dhe në këtë rast ndodh që të ndërpritet hetimi apo të përsëritet vepra tjetër penale. Përveç kësaj, Igor Jug akuzohet si udhëheqës i turmës në ditën e përgjakur të 27 prillit. Kjo është hera e parë e hetimeve për dyshimin e udhëheqësit të turmës me dhunë në Kuvendin ligjdhënës.
Propozimi i tillë nga ana e PPS-së ka ardhur si rezultat i fakteve të të dyshuarit për vepër penale si tregti me armë dhe materiale eksplozive. “Në sajë të nenin 396 të Kodit Penal, i dyshuari ka qenë udhëheqësi i turmës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më datën 27 prill”,- thuhet në kumtesën e PPS-së.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
