Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, VMRO-DPMNE tubim në Strugë

29.09.2017 17:12

Kandidati për deputet në Komunën e Strugës, Sead Sollakoski, ftoi qytetarët që më 15 tetor të japin besimin e tyre për VMRO-DPMNE-në...

Kandidati për deputet në Komunën e Strugës, Sead Sollakoski, ftoi qytetarët që më 15 tetor të japin besimin e tyre për VMRO-DPMNE-në, që të mund kështu të realizohen të gjitha projektet që janë paraparë për këtë komunë. “Do të jem kryetar komune që do t’u shërbej të gjithë qytetarëve, problemet janë të përbashkëta, prandaj bashkërisht duhet t’i zgjidhim ato”,- tha kandidati për deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Sead Sollakoski, në Strugë. 
 
“Si kryetar i juaji, sinqerisht, me përgjegjësi dhe me përkushtim do të punoj për të plotësuar nevojat tuaja. Është koha për kryetarin tuaj, një kryetar i komunës i cili në asnjë mënyrë nuk i ndan qytetarët. Prioritetet tona më të mëdha janë përmirësimi në arsim dhe mbrojtje sociale. Nëse e marr besimin tuaj, të jeni të sigurtë do të gjej zgjidhje për të përmirësuar kushtet në shkolla. Gjithashtu, premtoj ndërtimin e çerdheve, ndërsa personave me hendikep do t’u siguroj qasje deri te të gjitha institucionet”,- deklaroi kandidati për deputet në Strug nga VMRO-DPMNE, Sead Sollakoski.
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kërkoi që në zgjedhjet e 15 tetorit stilolapsi të vendoset për ardhmërinë e Maqedonisë, duke zgjedhur kështu persona të cilët me përgjegjësi dhe përkushtim maksimal do të punojnë në të mirë të qytetarëve. Ai gjithashtu foli edhe për programin e ri të VMRO-DPMNE-së dhe Sead Soalakoskit.
 
“Premtojmë dislokimin e deponisë ilegale në Komunën e Strugës, ky është problemi më i madh për njerëzit e Strugës dhe të gjithë ata që jetojnë në zonën përreth, dhe zgjidhja më e mirë për këtë problem duhet të gjendet. Ne pamë çfarë bëri qeveria aktuale dhe kryetari i komunës  për të zgjidhur problemin e deponisë, pra nuk bënë asgjë. Ne gjithashtu premtojmë ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe rindërtimin e atyre ekzistuese në Tashmarunishta, Oktisi, Lozhan, Piskupshtin, Moroishtë, Misleshevski Pat dhe Misleshevë”,- u shpreh  kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Ai njoftoi për rindërtimin e shkollave, premtoi ndërtimin e një salle të re sportive, terrene të reja dhe rikonstruimin e pishinës së mbyllur. Sipas VMRO-DPMNE-së, me një varg masash, hapa ekonomikë, varfëria do të ulet dhe njëkohësisht do të përgjysmohet papunësia te të rinjtë.
 
“Ndërprerja e projekteve ndërtimore të filluara nga VMRO-DPMNE  është politikë shkatërruese e Qeverisë aktuale, e cila do të dënohet në këto zgjedhje lokale”,- tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke shtuar se më 15 tetor qytetarët do të votojnë për persona që kanë punuar dhe do të vazhdonin të punonin për një të nesërme më të mirë.
 
SANIJE DURAKU