Botë

Moskë, arrestohet politikani opozitar, Navalny

29.09.2017 17:26

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, është arrestuar afër banesës së tij në Moskë, derisa ishte nisur për të marrë pjesë në një tubim në Nizhni Novgorod...

Në një postim në Instagram, ai ka shkruar sot se ishte arrestuar derisa largohej nga banesa për ta zënë trenin.“Kjo tregon se si njeriu i vjetër, Putin, nuk dëshiron që unë të marr pjesë në demonstratë”,- ka shkruar Navalny, duke iu referuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. 

Navalny, që është kritik i zëshëm i Putinit, i cili po zhvillon fushatë për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018, përkundër deklaratave të zyrtarëve zgjedhorë, se ai është i diskualifikuar për shkak të dënimeve gjyqësore, për të cilat Navalny thotë se janë orkestruar nga Kremlini.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, e ka cituar Ministrinë e Brendshme se Navalny është arrestuar nga policia e Moskës për shkak të “thirrjeve të përsëritura” për njerëzit që të marrin pjesë në demonstratat e pautorizuara.