Maqedoni

Danev, kritika LSDM-së për politikat ekonomike

29.09.2017 17:28

VMRO-DPMNE e ka kritikuar udhëheqësinë e LSDM-së edhe për politika të dëmshme ekonomike...

“Politikat katastrofike ekonomike të zbatuara nga qeveria e LSD-së në periudhën e kaluar ngadalësuan ekonominë, gjë që çoi drejtpërdrejt në një reduktim prej 1.6% të aktivitetit të bankave.  LSD, me politikat e saj të dëmshme ekonomike, shkaktoi një rënie prej 1.8% të prodhimit të brendshëm bruto, që tregon një rënie serioze në ekonominë e vendit. LSD dhe Zaevi premtuan rritjen e ekonomisë me 5% në vit, por në vend të rritjes, ata sollën ekonominë në prag të humnerës. Më 15 tetor, qytetarët do të ndëshkojnë këtë qeveri të papërgjegjshme dhe shtypëse. LSD do të mposhtet bindshëm",- deklaroi Dragan Danev nga VMRO- DPMNE.