Maqedoni

Eurointegrimet, reformat, emri dhe zgjedhjet, kusht për vendin

29.09.2017 17:51

Rekomandimi për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në kushtëzohet nga reformat dhe zgjidhjen e çështjes së emrit...

Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska, thotë se Maqedonia punon fuqishëm për reformat e kërkuara nga BE. Por, nuk deshi të spekulojë nëse deri në fund të vitit vendi mund të marrë rekomandim të pakushtëzuar nga Bashkimi Europian.
 
“Ne kemi si qëllim të mos spekulojmë me datat rreth kësaj çështje, por të realizojmë qëllimin dhe obligimin tonë duke e prezantuar Maqedoninë me dritë serioze dhe përgjegjëse”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
Për ish-ministrin e Jashtëm, Popovskin, nëse nuk korrigjohen në baza reciproke lëshimet ndaj fqinjëve, siç është rasti me Bullgarinë dhe ai aktual që ka të bëjë më kërkesën për revizionin rreth historisë me Greqinë do të hapen probleme të tjera.
 
“Nëse tendenca është që të krijohet bazë e njëanshme për revizion të librave maqedonase nga jashtë, atëherë mendoj se dalim nga koncepti reciprocitet dhe në këtë mënyrë imponojmë nevojën që Maqedonia të nënvizohet si palë e cila krijon probleme",- tha ish-ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Popovski.
 
Ekspertët e huaj thonë se bllokada nga ana e Greqisë nuk është e patejkalueshme.
 
Nga Instituti për politikë europiane në debatin e sotëm porositën politikanët të shfrytëzojnë mençurisht shansin e dytë që i jepet vendit. Bashkimi Europian në raportin e ardhshëm do t’i vlerësojë edhe zgjedhjet në Maqedoni. 
 
SEVDIJE METAJ-ZYBER