Maqedoni

Angjushev: Privatizim të ELEM-it nuk do të ketë

29.09.2017 17:52

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, përjashton mundësinë e privatizimit të Sh. A. “Elektranat e Maqedonisë”...

Ai sqaron se do të respektohet obligimi në pajtim me Ligjin e ri për energjetikë dhe rekomandimet e Bashkimit Europian që të ndahet pronësia e ELEM-it dhe MEPSO-s bazuar në shembujt e rajonit.
 
“Privatizim të ELEM-it nuk do të ketë. Obligimin për ta ndarë pronësinë e ELEM-it dhe MEPSO-s do ta bëjmë në atë mënyrë që institucione të ndryshme në shtet do të jenë përgjegjëse për MEPSO-n dhe ELEM-in posaçërisht. Kjo është mënyra në të cilën ajo është bërë në shtetet e tjera të rajonit”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
 
Ligji për energjetikë është në fazë të përpunimit me ndihmë të komunitetit energjetik në mënyrë që të jemi të sigurtë se do të implementohen të gjitha normat europiane, theksoi Angjushev.
 
GAZMEND KURTISHI