Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, LSDM në Mavrovë - Rostushë dhe Gostivar

29.09.2017 18:02

Në kuadër të fushatës zgjedhore Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i udhëhequr nga LSDM, mbrëmë ka shpalosur programin e saj zgjedhor në më shumë vendbanime...

Para banorëve të Gostivarit nënkryetarja e LSDM-së, Rafdmilla Sheqerinska, premtoi se partia e saj do të angazhohet për një bashkëpunim më të madh midis pushtetit qendror dhe atij lokal. “Për ne qytetarët janë në radhë të parë, për ne problemet e qytetarëve janë prioriteti i parë. Do ta çojmë Maqedoninë në NATO dhe BE, por do ta integrojmë me qytetarë të kënaqur, kryelartë dhe me probleme të zgjidhura në nivel komunal dhe me shanse më të mëdha për punë më të mire”,- u tha Sheqerinska banorëve të Gostivarit.
 
“Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë pushtetin qendror dhe atë lokal. Qeveria në Shkup të jetë servis edhe i komunave që të munden t’u ofrojnë qytetarëve kushte më të mira. Për këtë qëllim paratë do t’i orientojmë drejt problemeve për të cilat flasim sa herë që dalim në rrugë nëpër qytetet tona. Nuk do të lejojmë që të shpenzohen qindra miliona në njëqind metra në Shkup përderisa komunat tona përballen me probleme themelore të pazgjidhura. Ju premtoj se Gostivari do ta merr të gjithë ndihmën e mundshme nga ne. Duam që ta bëjmë Gostivarin qytet më të mirë dhe komunë me prosperitet për të gjithë”,- deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
 
LSDM ka mbajtur tubim edhe në Mavrovë dhe Rostushë. Nga foltorja nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski, u premtoi banorëve se qeveria është e vendosur për ta ndihmuar këtë komunë në zgjidhjen e problemeve. 
 
“Këtu kemi motiv të shtuar dhe qëllim edhe ne si qeveri, por edhe kryetari i ardhshëm i komunës, Nenad Kurtovski, që të mundësojmë që të mundemi t’i mbajmë të rinjtë këtu dhe të krijojmë kushte për njerëzit tanë që ndodhen jashtë Maqedonisë, të kthehen këtu dhe këtu ta ndërtojnë ardhmërinë, këtu të hapin biznese dhe perspektivë për këtë popull. Ju apeloj porosinë se kryeministri Zaev dhe kjo qeveri janë të vendosur që t’i ndihmojnë Mavrovës-Rostushës, jo të jetojë por të bëhet pjesa më e mirë e Maqedonisë”,- tha nënkryetari i LSDM-së, Oliver Sapsovski.
 
Se do të angazhohet për të përmirësuar jetën e banorëve të Mavrovës dhe Rostushës premtoi kandidati LSDM-së për kryetar komune, Nenad Kurtovski. Ai tha se në bashkëpunim me pushtetin qendror do të përpiqet që t’i zbatojë të gjitha projektet e parashikuara.
 
“Unë si kryetar komune do të angazhohem për zbatimin e të gjitha masave për një jetë më të mire pa dallim nga përkatësia fetare partiake dhe nacionale. Qasja për barazi dhe demokraci janë veçori të mia personale. Problemet ndodhen midis jush dhe ju përballeni për çdo ditë me tap or do të përpiqemi që bashkërisht t’i detektojmë nëpër bashkësitë lokale dhe si projekte të përbashkëta ti realizojmë me kohë. Problemi më i madh në këto momente në komunën tonë është zhvendosja e qytetarëve. Për këtë arsye parashikojmë disa aktivitete të cilat do të zbusin këtë problem.”,- theksoi kandidati për kryetar në Mavrovë – Rostushë nga LSDM, Nenad Kurtovski.
 
Kurtovski premtoi se do të angazhohet për hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke u kushtuar një mbështetje të shtuar ndërmarrjeve vendore. Ai tha se në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë do të angazhohet edhe për tërheqjen e investimeve të huaja. 
 
NAIM RAMADANI