Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, BESA: Koncept shëndetësor për Tetovën
29.09.2017 18:12
Lëvizja BESA ka prezantuar në Tetovë edhe konceptin për përmirësimin e strukturës shëndetësore....

Lëvizja BESA ka prezantuar në Tetovë edhe konceptin për përmirësimin e strukturës shëndetësore, duke marrë parasysh pikërisht ndotjen enorme në këtë qytet dhe shtimin e sëmundjeve si pasojë e kësaj ndotjeje.
“Ne kemi një vizion për Tetovën, që ta kthejmë në një qytet europian. Përveç kësaj ne kemi vizion për shëndetin e qytetarëve tanë, kemi një projekt për konceptin e shëndetit urban, udhëheqësia lokale e ka për detyrë të kujdeset për shëndetin e banorëve të saj dhe aty ku pushteti lokal dështon, duhet të intervenojë pushteti lokal”,- deklaroi Husein Reka nga Lëvizja BESA – Tetovë.
