Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, Georgievski: Premtojmë komunë për qytetarët
29.09.2017 18:23
Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Gazi Babës, ka premtuar ndryshime rrënjësore në funksionimin e kësaj komune pas 15 tetorit...

“Pas 15 tetorit do të ndërtojmë komunë të hapur për të gjithë qytetarët. Komunë që pa asnjë përjashtim do t’u mundësojë qytetarëve të saj të marrin shërbimet e nevojshme në mënyrë më të hapur dhe në një vend edhe ato nga pushteti qendror edhe nga pushteti lokal. Shërbim elektronik të shërbimeve dhe zyra mobile në çdo fshat dhe kjo do ta bëjë komunën më të hapur për të gjithë”,- deklaroi kandidati për Komunën e Gazi Babës – LSDM, Boris Georgievski.
GAZMEND KURTISHI
