Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, E Majta: Rrota panoramike do të shkojë në histori

29.09.2017 18:32

Kandidati për kryetar në komunën Qendër nga partia E Majta, Aleksandar Mitrov...

Kandidati për kryetar në komunën Qendër nga partia E Majta, Aleksandar Mitrov, ka mbajtur sot një pres konferencë rreth rrotës panoramike të planifikuar për t’u ndërtuar në Shkup nga qeveria e kaluar.
 
Mitrov premtoi se me ardhjen e së majtës në krye të komunës Qendër, rrota panoramike do të shkojë në histori dhe paratë e qytetarëve do të përqendrohen në projekte për të cilat kanë nevojë realisht qytetarët e kryeqendrës por edhe ata që e vizitojnë Shkupin. 
 
“Unë jam i lindur në qendër të Shkupit, prindërit e mi janë të lindur në qendrën e Shkupit. Por, ata që nuk dinë greqisht, panoramë do të thotë hapësirë, siç ishte hapësira e Vodnos, hapësirë e gjelbër, fushë futbolli, hoteli “Panorama”, ku kemi festuar semi-maturën, diskoteka “Panorama” etj. Kjo hapësirë e Shkupit veç më është okupuar. E Majta do të përkushtohet që ky vend t’i kthehet qendrës së Shkupit. Ata që dinë greqisht, e dinë që panoramë do të thotë shikim i bukur. Shikim të bukur ka nga Vodno, ka nga muzeu i artit bashkëkohor në Kala, kështu që nuk duhet të bëhet ndonjë çudi prej miliona eurosh që të ndërtohet rrotë  panoramike në qendër të Shkupit. Nëse flasim për rrotën, ajo është shpikje që duhet të rrotullohet përpara. Këta dëshirojnë të ndërtojnë rrotë e cila rrotullohet në vend, duan të përkujtojnë se përsëri do të kthehen në qeverisje dhe do të harxhojnë para të popullit pa mbajtur llogari për këtë. Por, ne jemi pak më të mençur dhe e dimë se gjithçka rrjedh dhe gjithçka ndërrohet, dhe për këtë arsye dëshirojmë ta rrotullojmë këtë rrotë ne histori dhe të ndërtohet diçka, në një lum nuk mund të hysh dy herë, kështu ka thënë Herakliti. E Majta mund t’i fitojë ata që bëjnë kriminal të madh”,- deklaroi kandidati për kryetar të Komunës Qendër - E Majta, Aleksandar Mitrov.
 
Sipas tij, qeveria e kaluar dhe pushteti lokal i Shkupit kanë uzurpuar Vardarin me projekte joproduktive, me anije e ura, duke ja pamundësuar rrjedhën e lirshme ujit të rrjedhshëm të lumit që kalon mes Shkupit dhe u jep jetë fushave të fshatrave të tij. “Kanë hedhur miliona në plazhe të papërdorshme , në palma e projekte të tilla. Rrota panoramike është projekt i bllokuar”,- tha Mitrov, duke premtuar se nëse e majta fiton, do të zhbllokohet edhe projekti për Shkup të shëndoshë ekologjik dhe të gjitha punët e filluara ndërtimore në koritën e lumit Vardar.
 
Për Shkupin e Majta ka edhe projekt për çerdhet e fëmijëve, më saktë për punësimin e kuadrit nëpër kopshtet dhe çerdhe,  të cilat, sipas Mitrov, aktualisht funksionojnë me grupe me numër  të  madh të fëmijëve dhe të punësuarit aktual nuk mund të kujdesen mjaftueshëm për aq numër të madh të fëmijëve. Sipas tij, secili fëmijë ka të drejtë të përkujdeset ashtu siç duhet, dhe kjo nëpër kopshtet e komunës aktualisht mungon. 
 
BESIM ABDULLAI