LIGA EVROPA

Zimbru Chisinau kundërshtar i Shkëndisë. Kuqezinjët të kënaqur nga shorti

23.06.2014 16:12

Kështu ka vendosur shorti i sotëm i hedhur në Nion të Zvicrës. Ndeshja e parë duhet të zhvillohet më 3 korrik në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në program do të jetë më 10 korrik në Moldavi.....

Skuadra nga Moldavia, Zimbru Chisinau është kundërshtari i Shkëndijës për xhiron e parë të kualifikimeve për Europa Ligë.

Kështu ka vendosur shorti i sotëm i hedhur në Nion të Zvicrës. Ndeshja e parë duhet të zhvillohet më 3 korrik në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në program do të jetë më 10 korrik në Moldavi.....

Skuadra nga Moldavia, Zimbru Chisinau është kundërshtari i Shkëndijës për xhiron e parë të kualifikimeve për Europa Ligë.

Kështu ka vendosur shorti i sotëm i hedhur në Nion të Zvicrës. Ndeshja e parë duhet të zhvillohet më 3 korrik në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në program do të jetë më 10 korrik në Moldavi.

“Ne jemi të kënaqur që pas sigurimit të pjesëmarjes në Liga Evropa sot jemi gjendur në hedhjen e shortit këtu në Nion të Zvicrës. Mund të them se jemi të kënaqur me kundërshtarin që kemi në raundin e parë, pasi realisht mundej shorti të na sillte rival edhe më të papërshtatshëm. Zimbru nuk është skuadër e dobët, do ta kemi shumë të vështirë, mirëpo ne besojmë dhe do të tentojmë që të kalojmë raundin e parë”, deklaroi nga Nioni i Zvicrës, presidenti i Shkëndijës, Jetmir Bexheti.

Kjo është hera e dytë që Shkëndija do të luajë në kualifikimet për Liga Evropa, pasi dy vite më parë u eliminua nga Portadauni i Irlandës së Veriut. Ndërkohë debutimin në Evropë, Shkëndija e kishte në vitin 2011, kur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u eliminua nga Partizani i Beogradit.

Zimbru Chisinau është skuadër nga kryeqiteti i Moldavisë, Chisinau, ndërsa klubi është formuar në vitin 1947. Ata garojnë në kategorinë e parë të futbollit të Moldavisë,ndërsa kanë përvojë të madhe në kupat Evropiane.

Zimbru është 7 herë kampione e Moldavisë, ndërsa kanë fituar 6 herë Kupën. Megjithatë ekipi viteve të fundit përballet me mungesë të trofeve, pasi titullin e kampionit për herë të fundit e ka fituar në vitin 1993, ndërsa trofeu i fundit i fituar është Kupa në vitin 1997. Sezonin e fundit Zimbru u ndal në pozitën e 4 në kampionatin e Moldavisë, me 61 pikë, 10 më pak se vendi i tretë Veris dhe 26 pikë më pak se kampioni Sherif Tiraspol.

Gjithsesi Zimbru është ekip me përvojë të madhe në Evropë, ku deri tani ka zhvilluar gjithsej 54 paraqitje, në të cilat kanë regjistruar 14 fitore, 16 të barazime dhe 23 disfata. Tetë herë kanë luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ku kanë nga 7 fitore dhe 7 disfata, ndërsa 3 herë kanë barazuar.

Në ish-Kupën e UEFA-së, Zimbru është përfaqësuar në 15 raste, duke zhvilluar 30 takime. Prej këto 4 janë fitore, 11 barazime dhe 13 disfata. Prej kur u formua Liga Evropa, Zimbru ka marë pjesë në kualifikime 4 herë dhe nga tetë ndeshje të luajtura kanë 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

Gjithsesi se përvoja do të jetë në anën e ekipit nga Moldavia, por kualiteti, cilësia dhe dëshira e Shkëndijës pritet të vijë në shprehje. ‘Kuqezinjtë’ deri tani në Evropë kanë luajtur 4 ndeshje, duke regjistruar 3 humbje dhe një barazim.

Dy takime janë humbur nga Partizani i Beogradit në vitin 2011 në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa në vitin 2012 në eliminatoret e Liga Evropës Shkëndija u eliminua nga Portadauni i Irlandës së Veriut. Kujtojmë se ndeshja e parë në Kumanovë u mbyll pa gola, ndërsa ‘kuqezinjtë’ u eliminuan në ndeshjen e kthimit pas humbjes 2:1.

Shpresojmë që pjesëmarja e tretë në Evropë do të sjellë edhe fitoren e parë dhe kualifikimin historik në raundin e dytë.

Ndërkohë, CSKA Sofia do të jetë kundërshtari i fituesit të duelit ndërmjet Shkëndijës dhe Chisinau-s në raundin e dytë kualifikues të Liga Evropës. Ndeshja e parë luhet në Sofie, ndërsa revanshi në terenin e fituesit të duelit Shkëndija-Chisinau.