Zgjedhjet lokale 2017, Glover: Vlerësimi përfundimtar, në fund të procesit
Misioni vëzhgues i OSBE-ODHIR-it, do ti ndjekë zgjedhjet lokale të 15 tetorit me 337 vëzhgues.....

Misioni vëzhgues i OSBE-ODHIR-it, do ti ndjekë zgjedhjet lokale të 15 tetorit me 337 vëzhgues.
OSBE tashmë ka vëzhguar më shumë cikle zgjedhore në vend dhe shefja emisionit , Odri Glover në një nitervistë ekskluzive për TVM 1, thotë se ky numër i vëzhguesve është i mjaftueshëm për të mbuluar zgjehdhjet locale të tetorit.
“Vëzhguesit afatgjatë tashmë kanë mbërritur dhe janë njohur me aktivitetet në të gjitëh vendin që duhet ti kryejnë . Janë 20 vëzhgues afatgjatë . Vëzhguesit afatshkurtër ende nuk kemi një numër të saktë por do të kemi numër të majtueshëm që do të shpërndahen nëpër vendvotime për të vëzhguar votimin dhe numërimin e votave” – tha Odri Glover, shefe e misionit të OSBE-ODIHR.
Tashmë vëzhguesit kanë bërë punën e tyre në këtë periudhë parazgjedhore sepse OSBE vlerëson se nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjehdjeve, pore curia e tërë procesit që nga shpallja e zgjedhjeve lokale
“Disa prej vëretjeve tona nga zgjedhjet e kaluara, tashmë duhet të jenë bërë pjesë e legjislativës suaj , për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti, gjithashtu dhe për procedurën e vërejtjeve dhe kërkesave drejtuar KSHZ-së, do të shohim se si do të implementohen në këto zgjedhje, rekonamdimet e caktuara ligjore, pra na mbetet të shohim e të vlerësojmë nëse do të implementohen ose jo në tërësi” – u shpreh Odri Glover, shefe e misionit të OSBE-ODIHR.
Sipas ambasadores Glover, gjitshesi është herët që në këtë fazë të jepen vlerësime për procesin zgjedhor dhe OSBE vlerësimin do ta japë në fund të procesit, në raportin përfundimtar. (Sevdije Metaj – Zuberi, TVM2)
