Zgjedhjet lokale 2017, VMRO-DPMNE tubim në Karposh dhe Butel
“Koalicioni për një Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO DPMNE....

“Koalicioni për një Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO DPMNE, mbrëmë tubimin qëndror e mbajtën në Komunën e Karposhit.
Kandidati për Kryetar komunë në Karposh, Stefçe Jakimovski, tha se në komunën e tij nuk flitet më për asfaltim të rrugëve, kanalizim dhe ujë të pijëshëm, por vetëm për projekte të cilat me të vërtete janë më se të nevojshme sidomos për rinin e Karposhit.
“Ju e dini se ne bashkëqytetarët tonë nuk i mashtrojm,të gjitha premtimet i kemi realizuar. Të gjithë të rinjtë, kur të mbushin 18 vjet, komuna e Karposhit do tju paguaj trajnim për patent shofer, nuk është pak, 400 euro për familje. Programi jonë përbëhet nga pesë pika të rëndësishme, hapësira për parkim, subvencone pë rata që do blejn soba të reja me peleta dhe për çiftet e reja mundësi për shfrytëzim të tokave në pronësi të Komunës” – tha Stefçe Jakimovski, kandidat për kryetar komune në Karposh.
Buteli është bastion i Maqedonisë, ka njerëz të ndershëm e të guximshëm me një ndjenjë të zhvilluar kombëtare dhe prandaj VMRO-DPMNE kurrë nuk ka pësuar humbej në këtë komunë tha kandidati për kryetar komune ne Butel nga radhët e VMRO-DPMNE, Darko Kostovski.
“Ky është programi dhe vizioni im për Butelin, një program modern që është i zbatueshëm dhe përmban 88 projekte për Butelin, një epokë të re për Butelin tonë. Disa nga projektet janë ndërtimi i dy parqeve ultra moderne, me fontana, karrige dhe shëtitore. Së bashku me Qytetin e Shkupit plotësisht do të gjelbërojm shëtitoren rreth lumit Serava, do të ndërtojm dy cerdhe të reja, banorët do të fitojn edhe një Poliklinik të re në Butel. Programi jonë përfshin 20 projekte për sport, dhe disa prej tyre janë si vijon: në çdo vendbanim do të ndërtojë terrene sportive, zona për palestër dhe një sallë sportive në Butel 2”- tha Darko Kostovski, kandidat për kryetar komune në BUTEL nga rradhët e VMRO-DPMNE.
Ai shtoi se do të ketë projekte të veçanta në fushën e sportit edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Do të ndërtohen edhe kanalizimet fekale në zonën industriale Rasadnik dhe rruga e Lubotenit, do të përfundohet kanalizimi fekal Ljubanci ndërsa të gjitha rrugët e paasfaltuara do të asfaltohen, tha Kostovski.
Gjatë fjalimit të tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski tha se LSDM nuk do të arrij që përsëri të gënjejë qytetarët.
"Ata ndaluan ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe pastaj do të vazhdojnë t'i ndërtojnë dhe pas disa vitesh do të thonë se kjo qeveri i ka ndërtuar të gjitha këto gjëra, e jo VMRO-DPMNE. Numri i të punësuarve në Butel u rrit ndjeshëm, kështu që në 2006 rreth 3 mijë punonjës u regjistruan në Butel, dhe në shtator 2016 u regjistruan rreth 7 mijë njerëz, që është më shumë se dyfishi dhe kjo është një punë. Ai, ndër të tjera, premtoi zvoglimin e varfërisë dhe përgjysmimin e papunësisë tek të rrinjët si dhe rritjen e cilësisë në arsim. Sipas Gruevskit, Maqedonia duhet të mbetet një vend me taksa të ulëta, në vend të rritjes që paralajmeron qeveria e re” – nënvizoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Me rritjen e taksave bruto pagat do të mbeten të njeta, paga neto do të zvoglohet sepse ajo pjesa që është për taksën personale dhe për sgurimin pensional dhe shëndetësor do të rritet dhe do të zvoglohet nga pjesa e pagës neto. Kjo është e keqe për Maqedoninë dhe të gjithë qytetarët, sidomos për të punësuart, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. (Sanije Kasami, TVM2)
