Vdekja e foshnjeve, raporti: Protokollet mjekësore u zbatuan në tërësi

30.09.2017 14:46

Komisioni profesional pranë klinikës gjinekologjike në Shkup....

Komisioni profesional pranë klinikës gjinekologjike në Shkup, ku ndërruan jetë 4 foshnje javë më parë, ka gati raportin përfundimtar sipas të cilit është konkluruad se bëhet fjalë për shtatëzani të rrezikshme, të cilat përfudnuan me lindje të parakohëshme të foshnjeve dhe me komplikime jatë të njejtave.

Sipas raportit, në të 4 rastet që përfunduan me vdekjen e foshnjeve, janë zbatuar në tërësi të gjitha protokollet mjekësore.

“Komisioni konstaton se bëhet fjalë për shtatëzani me rrezikshmëri të lartë , që përfunduan me lindje të parakohëshme, në faza të hershme të shtatëzanisë gestoze, me peshë të ulët të foshnjeve të sapolindura, me paraqitjen e komlikimeve  mjekësore gjatë shtatëzanisë. Të gjithë këto faktorë rreziku , kanë vështirësuar shancet e foshnjeve për mbijetesë, dhe rritën shkallën e mortalitetit tek të njejtët. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor dhe bisedës me punonjësit shëndetësorë, Komisioni konstatoi se është vepruar në bazë të prortokolleve të parapara mjekësore, është kryer trajtimi adekuat gjatë lindjes, indikacion I rregullt  për ndërprerjen e fillimit të lindjes së parakohëshme, jan ërespektuar procedurat gjatë anestezisë , me sukses është kryer stabilizimi parësor I të sapolindurve,  përkujdesi postnatal dhe terapia për foshnjet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë .

Foshnjet sipas raportit, kanë lindur në javët e 25, 27  dhe 29 të shtatëzanisë, e përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve, nuk kanë mundur të jetojnë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë fokusuar maksimalisht në përgatitjen e një strategjie të vecantë , me definimin e masave konkrete për avancimin e mbprjtjes shëndetësore gjinekologjike në të gjitha institucionet shëndetësore në vend. (Gyltene Sinani, TVM2)