Zgjedhjet Lokale 2017, partia Aleanca për Shqiptarët, oferta për Tetovën
Kandidati për kryetar komune nga rradhët e partisë, Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri....

Kandidati për kryetar komune nga rradhët e partisë, Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri ofertën e tij për kryetar komunë mbrëmë e ka prezantuar banorëve të Lisecit dhe Shipkovicës, ku ju ka premtuar që me ardhjen e tij në kryej të komunës së Tetovës do të angazhdohet maksimalisht për këto banorë, duke filluar me ndërtimin e rrugëve, investime nëpër shkolla, në rrijetin e ujësjellsit si dhe ajo që sipas tij është më kryesorja investimi në shtratin e lumit që dy vitë më parë mori edhe jetë njërzish.
Sipas Nezirit Shipkovica gjithmon ka kontribuar në ditë më të vështira por në kundër vler nuk ka marrë as gjë nga pushteti lokal dhe ai qendror.
“Në program kemi paraparë disa nevoja për fshatin Shipkovicë.Fshati Shipkovicë është njëri ndër fshatë më të mëdha në rajonin e Malësisë. Kemi paraparë rregullimin e rrugëve në dinamik. Pasi ka nevojë si fshatë për infrastrukturë, dhe në disa pjesë ndërtimin e kanalizimeve besoj se janë investime modest por të arritshme dhe të mundëshme. Do të punojm edhe me nivelin qendëror pasi kemi përfaqësues tani edhe në nivelin qendëror të punojmë për problemin i cili është i domosdoshmërisht, sanimin e shtratit të lumit i cili bëni probleme dhe thasht Zoti kurë mos përsëritet,dhe ne si njerës duhet të jemi të përgaditur nuk duhet të sanojm problemet por duhet ti menaxhojm të njejtat, njëra ndër prioritet do jetë kjo, nëse kjo nuk realizohet besoni se sa her që do ketë shi do ket trishtime, dhe për këtë do punojm me përkushtim” – tha Adnan Neziri, kandidat nga partia Aleanca për Shqiptarët për qytetin e Tetovës.
Neziri premtoi se me ardhjen e tij në komunë e Tetovës do të përkushtohet që taksat që I paguajnë banorët e Malësisë dhe që janë pjesë kontribuese në buxhetin e komunës së Tetovës do tu kthej në investime nëpër rrugë si dhe do të angazhoeht që të investoj dhe tju del në ndihëm buqëjve dhe blegëtorëve në këtë pjesë që ti risin kapitalin e tyre. (Visar Sadiku, TVM2)
