SHBA-të nuk njohin rezultatin e referendumit për pavarësinë e Kurdistanit
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson njoftoi të premten se SHBA-ja...

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson njoftoi të premten se SHBA-ja nuk njeh rezultatin e referendumit për pavarësinë e Kurdistanin irakian, të organizuar në fillim të kësaj jave, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog.
“Referendumi dhe rezultati i tij nuk janë legjitimë, ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të bashkuar, federal, demokratik dhe të përparuar”, theksoi ai në një komunikatë.
“SHBA-ja u kërkon të gjitha palëve, pëfshirë edhe fqinjët e Irakut, të hedhim poshtë çdo verprim për pavarësi të njëanshme dhe çdo mundësi të përdorimit të forcës”, nënvizoi ai.
Shefi i diplomacisë amerikane shprehu shqetësimin për pasojat negative shumë të rënda të pavarësisë së njëanshme të Kurdistanit të Irakut.
“Ne u kërkojmë autoriteteve kurde të Irakut të respektojnë rolin kushtetues të qeverisë qendrore duke lënë menjanë çdo kërcënim apo iluzion për përdorimin e mundshëm të forcës”, saktesoi Rex Tillerson duke u kërkuar të gjithë aktorëve të përqendrohen tek përpjekjet për të luftuar kundër luftëtarëve të ISIS.
