Spanjë, katalanasit me traktor shpallin pavarësinë
Një kolonë e madhe e traktorëve me flamuj të vetëshpallur të pavarësisë së Katalonisë....

Një kolonë e madhe e traktorëve me flamuj të vetëshpallur të pavarësisë së Katalonisë janë mbledhur në qytetet e rajonit për të mbrojtur referendumin e së dielës që është ndaluar nga qeveria e Spanjës.
Mijëra policë ekstra janë dërguar nga gjithë Spanja, sepse qeveria e Madridit kërkon të ndalojë votimin. Ndërkohë ‘Google’ ka fshirë një aplikacion që përdoret për të drejtuar votuesit në vendvotimet.
Përdoruesit e telefonit në rajon që përpiqen të shkarkojnë aplikacionin nga ‘Google Play’ marrin një mesazh duke thënë se nuk është i disponueshëm në nivel lokal. Qytetarë të shumë, që përkrahin pavarësinë e Katalonisë, në orët e mbrëmjes së sotme kanë filluar që të “pushtojnë” shkollat ku pritet të organizohet referendumi për pavarësi.
Referendumi për pavarësi do të organizohet të dielën, ndërsa përkrahësit e pavarësisë së rajonit nga Spanja, duan që të qëndrojnë në qendrat e votimit për të garantuar procesin e votimit.
Spanja ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit, duke e quajtur antikushtetues dhe ka ndërmarrë të gjitha masat që referendumi të dështojë.Katalonia, një rajon i pasur prej 7.5 milionë banorësh në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe ka një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i veçantë nën kushtetutën spanjolle.
