Zgjedhjet Lokale 2017, programi i BDI-së, kontratë me qytetarët
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim në Studeniçan të Shkupit....

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim në Studeniçan të Shkupit ku kandidati i kësaj partie për kryetar komune Femi Jonuzi prezantoi platformën me projektet që do t’i realizojë nëse fiton zgjedhjet më 15 tetor.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubim tha se partia e tij vazhdimisht ka inkurajuar bizneset lokale dhe se edhe në të ardhmen partia e tij do t’i mbështesë bizneset ekzistuese që të bëhen edhe më të forta, dhe të hapin vende të reja pune.
Ai gjithashtu theksoi se kandidati i tyre në Studeniçan do të ketë përkrahjen e organeve drejtuese të ekzekutivit në Republikën e Maqedonisë dhe beson se me përzgjedhjen e kandidatit të tyre komuna e Studeniçanit do të ecë përpara me realizimin e premtimeve të dhëna dhe kontratës tone me qytetarët të cilës kontratë i dalim zot dhe do ta realizojmë me përpikshmëri.
“Unë jam këtu që i tërë Bashkimi Demokratik për integrim,organet drejtuese ekzekutivi në Qeverinë e Maqedonisë,deputetët në parlamentin e Maqedonisë do jenë përkrah dhe do jenë mbështetësit e Femi Jonuzit sepse përmes Femi Jonuzit përparojnë Komunat ton apërparojnë qytetarë tanë të Komunës” – tha kryetari i BDI- së, Ali Ahmeti.
Ndërkohë kandidati i BDI-së për kryetar në Komunën e Studenicanit Femi Jonuzi, tha se ky program është hartuar në bashkëpunim me qytetarët e Komunës së Studenicanit dhe përfshin projekte konkrete për përmirësimin e kushteve në shumë sfera përmes projekteve konkrete.
“Programi është i qartë dhe i ndarë në disa sfera me projekte konkrete edhe atë zhvillim ekonomik lokal,projekte në sferën e arsimit,projkete në sferën e kulturës,projekte në sferën e rinësë dhe sportit,projekte në sferën e infrastrukturës,projekte në sferën e ekologjisë,projekte në sferën e bujqësisë,projekte në sferën e mbrojtjes sociale,në kuadër të yhvillimit ekonomik lokal kemi krijim të kushteve për yhvillim ekonomik lokal, planifikim hapsinor, hartim i planeve urbanistike për vendbanimet më të mëdha transformimi i tokave bujqësore në toka ndërtimore sepse shumica e shtëpive ku ne jetojmë janë akoma toka bujqësore dhe shumë familje kanë problem të legalizojnë shtëpite e tyre do mundohemi të bëjmë edhe një zonë të lirë ekonomike këtë premtim e kishim edhe në zgjedhjet parlamentare” – u shpreh kandidat për Komunën e Studeniçanit nga rradhët e BDI-së, Femi Jonuzi.
Jonuzi më tej shtoi se nga projektet e parapara në sferën e arsimit janë ndërtimi i një objekti shkollor për arsim të mesëm në Studenican, ndërtimi i një objekti të ri shkollor në shkollën fillore Lubosht për nxënësit e përkatësisë boshjake,zgjërim i hapsirave mësimore në shkollat në Studenican, Batincë dhe Moranë, ndërtimin e një salle sportive në fshatin Kolican i poshtëm, rekonstruim i sallës së sportit Alija Avdovic në Batincë, ndërtim i tereneve sportive në shkollat periferike në Dracevicë, Cvetovë, mbështeteje financiare për nxëxnësit që do korrin suksese në garat shtetërore si dhe mundësimin e shkollimit të mesëm për të rriturit.
Për sa i përket projekteve në sferën e kulturës parashihet formimi i një shtëpie të kulturës dhe një biblioteke,shënimi i datave të rëndësishme politike dhe jubilare për personalitetet e shquara kombtare, shqiptare, turke dhe boshnjake si dhe përkrahje të organizatave joqeveritare.
Më tej do kemi përkrahje të klubeve të mundjes,klubeve futbollistike,dhe ofrimin e kushteve më të m,iar për sport në të gjitha sferat.
Nga projektet në sferën e infrastrukturës janë paraparë asfaltimi i rrugicave në Studenican, Batincë, Moranë, Kolican i poshtëm i epërm dhe Cvetovë,asfaltimi i rrugës Kolican i Epërm- Kitkë mer gjatësi prej 10 km dhe projekte të tjera. Andaj më 15 tetor banorët e Studenicanit do të votojnë për komunën të cilën të gjithë e duam, duke rrethuar numrin 3 në listën votuese, tha Jonuzi. (Flutura Rahimi, TVM2)
