Zgjedhjet Lokale 2017, PDSH prezenton ofertën për Tetovën dhe Gostivarin

30.09.2017 17:05

PDSh qëndroi në Çegran, ku prezentoi kandidatin për kryetar të komunës së Gostivarit Sabajdin Izeiri....

PDSh qëndroi në Çegran, ku prezentoi kandidatin për kryetar të komunës së Gostivarit Sabajdin Izeiri.

Këto janë zgjedhje të rëndësishme për ta kthyer dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë në politikë. Izeiri premtoj se do të jetë në mbështetje të të gjitha halleve që i kanë banorët e Çegranit dhe gjithë kounës së Gostivarit. Ai u zotua para çegranasve se do të bëjë zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, zgjerimin e ujit të pijshëm dhe ndërtimin dhe asfaltimin e disa rrugëve. 

“Ju garantoj që me potencialin intelektual dhe përvojën udhëheqëse në institucione se gjithmonë do të jem në shërbium tuajin, ku së bashku do të kontribojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës duke siguruar vende të reja të punës, investim në infrastrukturë, arsim, kulturë, mbështetje të bizneseve vendore” – u shpreh Sabajdin Izeiri, kandidat për Kryetar i Komunës së Gostivarit nga rradhët e  PDSH-së.

PDSH është opozita e vërtetë e cila lufton për të drejtat kombëtare shqiptare. Thaçi theksoi se kandidatët  e BDI-së dhe Aleancës tentojnë që me manipulime të ndryshme të marrin votat në Gostivar, duke u thirur që në emër të qeverisë do të marin më shumë vota.

“Është kampanjë e vështirë e rëndë, për shkak se pa ndërprerë ndeshemi me mashtrime dhe me sulme. Vijnë të tjerët dhe u thuajnë se ne jemi kandidqatë të qeverisë dhe e kemi më të lehtë ta sigurojmë buxhetin e qeverisë për komunën e Gostivarit, do tu thoni na keni kënaqur 15 vite. 15 vjet ju kemi parë se sa keni forcë politike që buxhetin e qeverisë ta ktheni në komunën e Gostivarit” – tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ndërkohë kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga rradhët e kësaj pariite Bardhy Dauti ka vizituar një lagje në Reçicë të Vogël ku ka qenë e premtuar të ndërtohet një shkollë fillore, port ha se keq menaxhimi i komunës ka bërë që ajo shkollë most ë ndërtohet akoma. Ai u zotua s enëse zgjidhet kretar komune Brenda vitit do të ndërtohet shkolla për nxënësit e Reçicës së Vogël.

“Këtu ka qenë e premtuar që të ndërtohet një shkollë fillore për nxënësit e kësaj lagje, mirëpo asgjë. Këtu kemi mbeturina. Informacionet që kemi flasin që mnjë investitor i huaj kinez ka qenë i përgaditur që të vijë këtu me fomndet të tij të bëjë investimin, mirëpço jo serioziteti në punë nga menaxhmenti administrativ politik i kaluar ka bërë që ai investitor të largohet. Besoj që gjatë vitit të parë të qeverisjes time do të sigurojmë fonde” – u shpreh kandidati për Kryetar të Tetovës  nga rradhët e  PDSH-së, Bardhyl Dauti.

Nga PDSH bënë thirrje që këtë rradhë shqiptarët  mos të mashtrohen por të votojnë drejtë, për të rritur forcën politike të shqiptarëve të Maqedonisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)