Marrdhëniet Maqedoni-Greqi, bizneset në një forum ekonomik në Shkup
Industria, ndërtimtaria dhe agro biznesi janë në fokusin e forumit ekonomik...

Industria, ndërtimtaria dhe agro biznesi janë në fokusin e forumit ekonomik të Maqedonisë dhe Greqisë që u mbajt në Shkup në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedoninë nën mbështetjen e Universitetit Kolumbia nga SHBA-të. Biznesmenët e të dy vendeve potencuan problemet me të cilat përballen aktualisht. Cështja e emrit sigurisht që vëzhtirëson edhe bashkëpunimin ekonomik u tha në forum.
“Ajo që drejpërdrejt ndikon më mardhëniet e biznesit mes Maqedonisë dhe greqisë, ëhstë fakti që nuk kemi linjë të tjetëpërdrejtë ajrore. Kemi apeluar më shumë herë për vendosjen e një linje të tillë shkup athinë, gjithsesi mendoj se për biznesmenët e të dyja vendeve fqinje, potencialet për bashkëpunim janë të mëdha” – tha Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska.
“Për shkak të interesit financiar, njerëzit mundohen të tejkalojnë problemin politik mes dy vendeve. Do të ishte mirë gjithsesi të mos kishte problem, kjo krijon pengesa spese ka shuëm kompani greke që operojnë në shkup dhe shumë kompani nga Maqedonia që duan të investojnë në Greqi. Sigurisht që problemi me emrin ëhstë problem” – u shpreh Kryetari i Asociacionit Internacional grek të biznesit, Kirijakos Lefakis.
Ministrja për investime të huaja Zorica Apostollska , tha se Qeveria e Maqedonisë udhëhiqet prej parimeve të transparencës duke e mbështetur bashkëpunimin midis kompanive vendore dhe të huaja, si dhe mbështetjen e bazuar në rezultatet reale.Greqia është një prej pesë partnerëve më të rëndësishëm të Maqedonisë. Investimet më të mëdha janë në sektorin bankar, industrinë e naftës, industrinë e tregtisë dhe të tekstilit. Vitin e kaluar, është realizuar këmbim tregtar në vlerë prej 598 milionë euro, eksporti është 148 milionë euro, ndërsa importi është 450 milionë euro. (Ardita Imeri, TVM2)
