Zgjedhjet Lokale 2017, LSDM në Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë
Lidhja social demokrate e Maqedonisë gjatë ditës së djeshmë fushatën....

Lidhja social demokrate e Maqedonisë gjatë ditës së djeshmë fushatën e sajë parazgjedhore e ka realizuar në Pehçevë, Berovë dhe tubimin qendrorë në Dellçevë. Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev u fokusua në ndryshimet e realizuara deri më tani, nga të cilat siç tha ai, qytetarët do të kenë përfitime, si: rritja e pagës minimale, kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike etj.
Ai paralajmëroi investime në infrastrukturë me të cilat qytetarëve të këtyre komunave do t’u mundësohen kushte më cilësore për jetë. Zaev nuk la pa përmend edhe paratë e harxhuara nga qeveria e kaluar, për të cilat premtoi se do t’u kthehen qytetarëve.
“Atë që premtuam po e realizojmë. Paratë filluam t’ua kthejmë juve, qytetarëve. Nuk ka më shpenzime të kota nëpër kafenetë e Shkupit në llogari të shtetit. Nuk do të ndodh më që qytetarët të paguajnë për ministra e zyrtarë që bënin shoping me paratë e qytetarëve, ndërsa qytetarët e Dellçevës me shumë vështirësi mbërrijnë në Shkup nëpër rrugët e harruara” - u shpreh kryetari i LSDM-së. Zoran Zev.
Maqedonia ka zgjidhur për qeveri të përgjegjëshme ,përkushtuese dhe modeste .E drejtë për të gjithë qyetarët njësoj.Për ne cdo qytetarë është i rëndësishëmdhe për këtë arsye sërisht në zgjedhjet lokale duhet të zgjedhim pushtet lokal të përgjegjëshëm,transparent dhe të përkushtuar u tha nga Berova.
“Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale janë zgjedhje për të ardhmen e fëmijevë tanë dhe Maqedonisë si antare e NATOS dhe BE-së.Të nderuaar qytetarë duhet të më ndihmoni që sëbashku me ekipin tim të Këshilltarëve të bëjmë Komunën vend të dëshiruar për jetë. Të votoni për numrin 19 që ti rethojmë ndryshimet edhe në Berovë” – tha Cvonko Pekevski, kandidat për kryetar komune në Berovë nga rradhët e LSDM-së.
Gjeneratat e ardhëshme do të mburren me qyetin tonë Dellcevën,Të gjithë do të punojmë sëbashku që të ruajmë të ardhmen e qytetit porosity kandidati i LSDM-së për kryetarë komunë në Dellcevë.
“Arritëm para derës së fitorës ,hapim derën që të hyjë jeta për të gjithë,hapim dyert që të na kthehen të rinjtë në shtëpi,hapim dyert për të most ë na mbetur të zbrazëta shtëpitë dhe shkollat ,të mos turpërohen punëtorët,të mos ketë ndarje,të mos punësohen nëpër shtabe ,të vlerësohet cilësia ,të kthehet krenaria e njerëzve që jetojnë në fundrrinën sociale,të zhvillohet ekonomia” – tha Goran Trajkovski, kandidat për kryetar komune në Dellçevë nga rradhët e LSDM-së.
Më 15 tetor të tregojmë se Dellçeva shkon përpara dhe të bëjmë komuna bashkëkohore ku do të jetojmë e punojmë me krenari. Qëllimi jonë është të afrojmë pushtetin qendror dhe atë lokal që të përmirësojmë cilësinë e jetesës për qytetarët”, ka thënë Zaev nga Dellceva.
Ndërkohë ,Kandidati për kryetar të komunës së Pehçevës nga LSDM-së Dragan Trençovski, premtoi para qytetarëve se Pehçeva do të ndërtohet sipas planit ,Do të ndërtohen rrugë lokale dhe rajonale, do ta zgjidhet problemi shumëvjeçar me furnizimin me ujë dhe do të përmirësohet cilësia e ujit për pije.
Cka do të thonë qytetarët ajo do të punohet ajo do të jetë ligj s për kryetarin e Komunës,Këshilltarët ashtu edhe për pushtetin qendrorë ,cdo qyetatarë do të ketë mbështetje ka thënë Zaev nga Berova.
Maqedoninë do ta lidhim me rrugë të reja, moderne që të jemi më afër njëri-tjetrit, që të mund nëse ka nevojë edhe të udhëtoni nga qytet tjetër ose në Shkup për punë, por në mbrëmje lehtë të ktheheni sërish në shtëpi me familjet tuaja. Pagat u rritën. U hap spiralja. Tani jemi të fokusuar në stimulimin e investimeve dhe rritjen ekonomike. Ja filloi të gjallërohet ekonomia. Ndërmarrjet vendase po përpiqen të krijojnë vende të reja pune. Ka interes të investitorëve të huaj të vijnë në Maqedoni tha Zaev para banorëve të Dellçevës.
