Fëmijët me nevoja të veçanta, MASH formon grupe pune për ndryshimet ligjore

30.09.2017 17:20

Tre grupe të punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës....

Tre grupe të punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës këtë fundjavë punojnë në propozime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe në përcaktimet e ligjeve të cilat kanë të bëjnë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se në grupet e punës janë përfshirë ekspertë nga Ministria, Byroja për Zhvillim të Arsimit, Qendra për Arsim të Mesëm Profesional. Inspektorati Arsimor Shtetëror, përfaqësues të SASHK-ut dhe MESO-s. Lidhja e Defektologëve të Maqedonisë, Oda e Psikologëve të Maqedonisë, Plenumi i Mësimdhënësve, përfaqësues të profesorëve nga të gjitha rajonet në shtet, si dhe përfaqësues të organizatave civile.

Sipas ministres Renata Treneska – Deskoska, propozimet e marra nga grupet e punës janë thelbësore në procesin e sjelljes së ndryshimeve dhe plotësimeve cilësore të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, ndërsa propozimet publikisht do të jenë të qasshme dhe të hapura për debat me qëllim që të arrihet deri te zgjidhjet më të mira ligjore. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)