Zgjedhjet Lokale 2017, BDI prezenton projektet në Tearcë e Bërvenicë
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Tearcës, Isen Asani....

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Tearcës, Isen Asani prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale dhe projektet e realizuara në mandatet e kaluara.
Programin e prezentoi edhe Bartësi i Listës së këshilltarëve të BDI-së në Komunën e Bërvenicës, Nazif Qazimi.
“Ne do të vazhdojmë në mënyrë të përkushtuar të japim kontributin tonë në ndërtimin e një institucioni të qëndrueshëm dhe realizimin e kërkesave të ligjshme të qytetarëve, sepse vetëm kështu komuna e Tearcës do të mund të vazhdojë të jetë një derë e hapur për qytetarët” – tha Isen Asani, kandidat për kryetar të komunës së Tearcës nga rradhët e BDI-së.
“Prioritet i yni do të jetë zhvillimi i komunës dhe infrastruktura rrugore. Projektet që parashihen në programin tonë Janë, Përfundimi i asfaltimit të rrugës në fshatinTenovë, asfaltimi i rrugës së varrezave që lidh fshatin Çellopek të Rime Çellopek të Epërm, vendosja e nxemjes qendrore ne shkollën qendrore në f.Çellopek i epërm dhe në f.Miletinë, si dhe shumë projekte tjera që do të jenë në dobi të qytetarëve”, theksoi bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së në Komunën e Bëvrnicës, Nazif Qazimi.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Komunës së Bërvenicës që të mbështesin Bashkimin Demokratik për Integrim.
