Zgjedhjet Lokale 2017, BESA prezenton ofertën për Tetovën e Çairin

30.09.2017 17:59

Me fitoren e zgjedhjeve lokale Lëvizja Besa do të ketë rpioritet zgjidhjen e problemit  me mbeturinat. Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes BESA, për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Me fitoren e zgjedhjeve lokale Lëvizja Besa do të ketë rpioritet zgjidhjen e problemit  me mbeturinat. Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes BESA, për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai ka thënë se qytetarët e Tetovës tashmë e kanë parë me sytë e tyre gjatë gjithë këtyre vitevese  ky vend dhe ky rajon ka qenë një çerdhe mbeturinash të cilat janë djegur vazhdimisht duke helmuar qytetin.Për eliminimin e këtij problem Bilalli premtoi dy programe: riorganizimin e punë në Ndërmarrjen Publike Komunale e cila  do  të mund të pastroj qytetin nga mbeturinat e akumuluara ndër vite dhe të njëjtat do të transportohen drejt deponive aktuale si dhe dimensioni i dytë.

Edukimi permanent i popullatës për trajtimin dhe selektimin e mbeturinave prandaj ne do të angazhohemi në programe të tilla, edukimi të të gjitha shtresave të shoqërisë që nga çerdhet e deri në moshat më të vjetra.

Sipas Blallit, sëmundjet e ndryshme me përpmasa katastrofale  që janë shfaqyr në rajonin e Pollogut  lidhen lidhen pikërisht  me ndotjen e ajrit dhe të ambientit.

“Sot gjejmë mbeturina në çdo rruge e çdo lagje, madje edhe afër objekteve shëndetësorë. Kemi përjetuar ditë kur Tetova ka ngjasuar si arenë lufte për shkak të djegies së këtyre mbeturinave. E gjithë kjo falë dështimit të qeverisjeve të një pas njëshme të cilat ishin të paafta dhe të pa interesuara për ta zgjidhur këtë çështje jetike për vendin tonë. Prandaj. L. Besa një kohë të gjatë është angazhuar maksimalisht për të ofruar zgjidhje për këtë problem kompleks. Gjatë qeverisjes me komunën e Tetovës ne si L. Besa zgjidhjen e problemit me mbeturinat  do ti qasemi në dy aspekte. Fillimisht dhe urgjentisht do të riorganizojmë NPK që të mund të pastroj qytetin nga mbeturinat e akumuluara ndër vite dhe të njëjtat do të transportohen drejt deponive aktuale. Paralel do të investojmë në ngritjen e një sistemi të selektimit të mbeturinave si dhe përgatitjen e një strategjie për zgjidhje afatgjate të kësaj problematike” – tha Bilall Kasami,  kandidat për Komunën e Tetovës nga rradhët e Lëvizjes BESA.  

Një një tjetër pres konferencë sot në Shkup, lëvizja Besa ka akuzuar BDI-në se edhe përkundër premtimeve, asgjë nuk ëhtsë bërë as për ndërtimin e kampusit të universitetit nënë Tereza e as për pbjektin e institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë

 “Ju premtojmë se pavarësisht kësaj, nëse në Çair kanë lënë edhe pak hapësirë publike, ne do t’i japim detyrimisht hapësirë universitetit ‘Nëna Terezë’, sepse ne jemi shumë të interesuar që Çairi të jetë komunë universitare, sepse ashtu – përveç mundësisë së zhvillimit intelektual – do të jetë edhe një mundësi për zhvillim ekonomik. Ne nuk premtojmë gjëra vetëm për të marrë vota, sepse ne nuk e kemi ndër mend ta braktisim Çairin pasi ta kryejmë mandatin. Ne angazhohemi për një jetë të re në Çair” – u shpreh Zeqirja Ibrahimi, kandiat për Komunën e Çairit nga rradhët e Lëvizjes BESA.  

Lëvizja Besa ndërkohë edhe mbrëmë ka vazhduar me hapjen e shtabeve zgjedhore në më shumë komuna të vendit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)