Projektet me interes kombëtar Ministrinë e Kulturës shpall konkurs për progamin vjetor

30.09.2017 18:09

Ministria e Kulturës në ueb faqen e saj do ta shpallë Konkursin për Programin vjetor....

Ministria e Kulturës në ueb faqen e saj do ta shpallë Konkursin për Programin vjetor për projekte me interes kombëtar në kulturë për vitin 2018, i cili është ridisenjuar dhe harmonizuar me strategjinë e re për zhvillim kulturor.

Ministri Allajgjovski thotë se ministria përmbushi  qëllimin që ta shpallin konkursin  në shtator, kur është afati ligjor, por në të njëjtën kohë kanë arritur, tha, në mënyrë të konsiderueshme t'i ridisenjojnë dokumentet e konkursit.

“Ato janë në pajtim me kriteret dhe prioritetet e strategjisë së re për kulturë e cila ende është në debat publik.Konkursi është i dedikuar për persona fizikë të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe për persona juridikë nga dusha e kulturës. Nuk është i dedikuar për institucionet shtetërore, të cilat financohen përmes programeve të tyre vjetore për të cilët ekziston thirrje e veçantë” – tha ministri i Kulturës,  Robert Allagjazovski.

Afati i konkursit është deri më 15 tetor, ndërsa rezultatet do të shpallen rreth vitit të ri.  Për çdo veprimtari nga kultura tani do të ketë vetëm një kërkesë, e jo numër i ndryshëm si deri më tani - për shembull pesë në votim, ndërsa një për arkitekturë apo artet pamore.

Në çdo veprimtari dhe në çdo kategori do të ketë udhëzime për plotësim. Largohet edhe parimi kuantitativ në formë të pikave apo numrit të çmimeve të fituara.

Për shkak të papërgatitjes teknike të sektorëve, për këtë konkurs nuk është bërë paraqitje elektronike për pranimin e kërkesave përmes e-majleve.

Presin që për konkursin për projekte për vitin 2019 do të zhvillojnë sistem elektronik për paraqitje përmes ueb-faqes. (Ardita Imeri, TVM2)