Referendumi për Katalonjën, dhjetëra mijëra njerëz në tubimin përfundimtar

30.09.2017 19:30

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në Barcelonë për tubimin e mbylljes së fushatës....

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në Barcelonë për tubimin e mbylljes së fushatës për referendumin e ndaluar të Katalonjës për pavarësinë.

Mbështetësit e votimit janë të vendosur të votojnë të dielën, edhe nën kundërshtinë e autoriteteve të Spanjës. Në Barcelonë, mijëra policë shtesë janë dërguar nga e gjithë Spanja, ndërsa qeveria kërkon të ndalë votimin. 

Në orët e fundit, edhe Google ka fshirë një aplikacion telefonik, që përdorej për të drejtuar votuesit në qendrat e votimit. Përdoruesit e telefonit në rajon, që përpiqen të shkarkojnë aplikacionin nga Google Play, marrin një mesazh duke thënë se nuk është i disponueshëm në nivel lokal edhe pse ata që tashmë e kanë aplikacionin ende mund ta përdorin atë.

Katalonia, një rajon i përbërë prej 7.5 milionë banorësh, në Spanjën veri-lindore, ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i veçantë, nga kushtetuta spanjolle.