Zgjedhjet Lokale 2017, BDI, projektet për Tearcën dhe Bërvenicën

01.10.2017 13:32

Tetë vitet e kaluara janë dëshmi se ne kemi realizuar të gjitha premtimet.....

Tetë vitet e kaluara janë dëshmi se ne kemi realizuar të gjitha premtimet që kemi dhënë dhe kështu do të veprojm nëse marrim besimin tuaj me 15 tetorë.

Kështu u shpreh kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Tearcës, Isen Asani. Duke prezentuar programin e tij për zgjedhjet lokale tha se ai dhe stafi i tij do të vazhdojë në mënyrë të përkushtuar të jap kontributin në ndërtimin e një institucioni të qëndrueshëm dhe realizimin e kërkesave të ligjshme të qytetarëve, sepse vetëm kështu komuna e Tearcës do të mund të vazhdojë të jetë një derë e hapur për qytetarët.

Në programin zgjedhor për komunë e Tearces, Asani tha se janë paraparë projekte si vijon: Themelimi i njësisë për zjarrfikës; ndërtimi i fushës multi-funksionale; ndërtimi i sallës së sportit në nivel komunal; vazhdimi i projektit për ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë.

“Programi zgjedhor garanton zhvillim të qëndrueshëm të komunës duke përfshirë: ndërtim të infrastrukturës moderne, kanalizim për ujërat fekale dhe atmosferik; ndërtim të rrjetit sekondar (shpërndarës) të ujësjellësve në ato vendbanime ku ka nevojë; ndërtim të rrugëve lokale-terciare në çdo vendbanim; mjedis të pastër jetësor përmes ndërtimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra; përgatitje të planeve të reja urbanistike; arsim cilësor” – tha Isen Asani, kandidat për kryetar komune në Tearcë nga rradhët e BDI-së.

Asani tha se do të rikonstruhen fasadat dhe do ndrrohen  dritareret në shkollat fillore dhe objektet publike për efikasitet energjetik do përkrahje të turizmit malor. gjithashtu ai premtoi edhe ndërtimin e çerdhes për fëmijë, themelim të pikës për grumbullim të produkteve bujqësore, zvogëlim prej 10% nga tatimi në pronë për rastet sociale, mbulim i transportit publik për studentët me mesatare prej 8,5 dhe promovim dhe afirmim të komunës si destinacion atraktiv i biznesit, si dhe shumë projekte të tjera.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, tha se partia e tij nuk punon me standarded të dyfisht, por ashtu siç flasin edhe mendojn, ashtu sic mendojn edhe punojn.  Sipas tij ky vend dhe shtet sa u takon maqedonasve aq u takon edhe shqiptarëve dhe  nacionaliteteve të tjera .

“Ne garojm me vlera dhe këto vlera, për këto vlera ka nevoj edhe shteti. Ne kemi esperienca nga më të mira, kemi kriju kuadro profesionistësh që nuk janë të pakt, por numerikisht vërtet është për tu kënaqur. Këto janë zgjedhje lokale ku drejt për së drejti ju ballafaqohi me kërkesa, ju kërkoni jetë më të mirë, infrastruktur më të mirë, asrsim më cilësor që janë në kuadër të autoriteteve lokale. Iseni ka dëshmuar se din më shumë të punojë, përkrahja kur sdo i mungoj, që nga institucionet më të larta, Kuvendi i RM-së dhe i tërë BDI-së që edhe më e mirë e nesërmja të jetë se sa e sotmja. Për ta bërë të nësërmen më të mirë se të sotmen, dinë vetëm ata që i kanë sjell ndryshimet cilësore deri më ditët e sotme dhe ato janë djemt dhe vajzat e BDI-së. Të themë të drejtën jamë krenar për atë vajzën që ishte në listë për kandidatë” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga BDI thonë se vërtet kanë ditur ti lëvizin gjërat nga vendi, kanë ditur gjërat ti çojm përpara dhe kështu do të vazhdojn edhe pas fitores së ardhëshme . fitorja e partis tonë nuk është në dobi vetëm të antarëve të BDI-së, sepse të bëmat e këtyre 15 viteve i kanë shijuar edhe ata shqiptar që skanë votuar për BDI-në tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti, para banorëve të Tearcës.

BDI ka një histori të bujshme si një lëvizje mirë e organizuar, kanë hapsirat e veta, njerëzit nga më të dëshmuarit vizionar e atdhetar, vizionar apo thënë më shqip largapamës dhe vlera e ka ndërtuar brenda organizimit të vendit. nuk ka mision të suksesshmë pa largpamësi apo vizion. nuk ka mision të suksseshëm pa vlera dhe këto vlera nuk ndërtohen brenda ditës, por është një investim 15 vite radhas, vlerat ndërtojn vlerën. unë i kuptoj të gjithë ata që garojn, të gjitha iniciatvat qytetare, por më vjen keq që tek askush nuk sho që mund mbi shpatullat e tyre të mbajn përgjegjësi. (Amir Duraku, TVM2)