VRASJE

Vritet 60 vjeçari, policia në kërkim të autorëve

23.06.2014 16:22

Një burrë i moshës rreth 60 vjeç u vra në mëngjes në Gostivar në kejin e lumit Vardar, pranë stadiumit të ri..........

Një vrasje e planifikuar ka ndodhur sot në Gostivar. Një burrë i moshës rreth 60 vjeç u vra në mëngjes në Gostivar në kejin e lumit Vardar, pranë  stadiumit të ri.

Vrasjen e kanë raportuar qytetarët të cilët kanë  dëgjuar  të shtëna me pushkë automatike. Sipas zëdhënësit të MPB-së –Tetovë, Marjan Josifofski , viktima me inicialet F.S, është vrarë deri sa është kthyer në shtëpi pas turnit të natës. 

F.S ka punuar si rojtar në basenin e peshqve  në Banjicë të Epërme, dhe në të kthyer me veturën e tij Zastava 101, ka hasur në një barrikadë me kontejnerë.

Sipas policisë në fillim kanë gjuajtur me armë automatike ku kanë  qëlluar në xhamin e përparmë të makinës, dhe pastaj në trupin e tij, ku 60 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 06 të mëngjesit ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka gjetur viktimën në makinën “Zastava 101”.

Zëdhënsi i MPB-Tetovë deklaroi se prokurori publik, gjykatësi hetues dhe një ekip i i policisë dolën në vendin e ngjarjes ku janë gjetur gëzhoja, gjurmë dhe të gjitha janë fotodokumentuar. MPB është duke punuar për zbardhjen e rastit dhe motivet e vrasjes.