Spasovski për REL: Prioritet i MPB-së, mbarëvajtja e procesit zgjedhor, ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat....

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat për përdorimin e policisë për qëllime politike.
Në një intervistë për radion Europa e Lirë, Spasovki thotë se prioriteti kryesor I MPB-së në këtë periudhë, është angazhimi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
“Prioriteti kryesor për ne janë zgjedhjet korrekte e demorkatike. Për këtë po trajnojmë të gjithë ata që do të përfshihen në mbarëvajtjene procesit zgjedhor , së bashku me OSBE-në. Mbi 9 mijë policë do ta kalojnë këtë trajnim ...Edhe një herë i ftoj të gjitha partitë politike dhe qytetarët, të ndihmojnë MPB-në , me qëndrim patrneriteti, që të sigurojmë qetësinë publike dhe rendin, të kemi proces të qetë zgjedhor, të plotësohen kriteret për zgjedhje korreke e demokratike ku qytetarët të lirë do të vendosin” – tha ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Sa i përket ngritjes së akuzave ndaj disa kryetarëve të komunave , për vepra të kryera para disa viteve, Spasovski thotë se MPB punon në bazë të fakteve dhe argumenteve dhe për ligjin nuk ka shumë rëndësi nëse është periudhë para apo pas zgjedhore, para tij të gjithë duhet të përgjigjen
“Nëse e shikoni raportin e Pribesë, qartë thuhet se nuk po merren masa të nevojshme për vënien në vend të drejtësisë në Maqedoni. Në këtë aspect, është irrelevant determinimi në aspektin kohor i mënyrës sesi duhet të reagojë MPB. Ne duhet të vërtetojmë faktet dhe dëshmitë pa marrë parasysh nëse i dyshuari ëshë funksionar apo qytetar i thjeshtë. Nuk i shoh hetimet kundër ndonjë funksionari si tendencioze. Bëhet fjalë vetëm për njerëz që kanë shkelur ligjet dhe duhet të mbajnë përgjegjësi” – u shpreh ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Spasovski ndërkohë pohon se në këtë periudhë askush në Maqedoni nuk po përgjohet në mënyrë ilegale. Premton reformim të të gjithë sistemit dhe reforma në shërbimet e sigurisë, për të pasur një mekanizëm kontrolli , sipas praktikave më të mira europiane e me mundësi minimale për keqpërdorime nga cilidoqoftë. (Sevdije Metaj – Zuberi, TVM2)
