Zgjedhjet Lokale 2017, e Majta: Ta kthejmë shkupin në një qytet të gjelbërt

01.10.2017 15:20

Kandidatët për këshilltarë të partisë E Majta.....

Kandidatët për këshilltarë të partisë E Majta, kanë filluar sot aksionin simbolik për pastrimin e terrirorit në Vodnon e Mesme.

Nga kjo parti, fushatën e tyre kryesisht gjatë gjitë kësaj jave të parë të aktivitetete, e kan ëpërqëndruar në premtimet për rikthimin e sipërfaqeve të gjelbërta në komunat ku garojnë, ndërprerjen e ndërtimeve pa kriter mbi këto sipërfaqe dhe projektet për ajër të pastër.

“Vlerësojmë se është shumë e rëndësishme tu japim porosi të tillë qytetarëve, të kujdesen kur kalojnë përmes sipërfaqeve të gjelbëruara, vetë të kujdesen për këto sipërfaqe e të mos hedhin mbeturina në vendet që nuk janë për to. Një ndër angazhimet kryesore të partisë E majta, përskaj mos hedhjes së mbeturinave që mbetet përgjegjësi e vetë qytetarëve,  është gjithashtu të përforcohet organizimi reth mbrojtjes së sipërfaqeve të gjelbërta , më saktë të prishen të gjitha objektet që janë ndërtuar pa leje në zonat e tilla, sepse shkupi tashmë për vite me radhë po ngulfatet, po jetojmë mes helmeve, po thithim helme e jetojmë në mes të mbeturinave” – tha Dragana Velkovska, kryesuese e listes së këshilltarëve në Shkup, “E Majta”.

Sipas partisë E Majta, thotë se Shkupi është mbytur në beton dhe kryeqendra  ka nevojë për gjelbërim.

Shpresoj që qytetarët ta kuptojnë mesazhin tonë dhe të vijnë të pastrojnë bashkë me ne hapësirën ku ata vetë jetojnë thonë nga e majta.

Nga kjo parti premtojnë se nëse kandidatja  e tyre më 15 tetor fiton besimin e qytetarëve dhe me mbështetjen e këshilltarëve të kësaj partie në kuvendin e qytetit të Shkupit, do të përkujdesen që i gjithë urbanizimi pa kriter i sipërfaqeve të gjelbërta në komunat e Shkupit, të ndërpritet dhe qyteti i Shkupit më në fund të fillojë të funksionojë si një qytet normal, me zhvillim europian dhe I bukur për të gjithë qytetarët e tij. (Ardita Imeri, TVM2)