Zgjedhjet Lokale 2017, PDSH shpalos projektet për Zhelinën

01.10.2017 15:33

Partia Demokratike Shqiptare ka shpalosur programin e saj për Komunën e Zhelinës.....

Partia Demokratike Shqiptare ka shpalosur programin e saj për Komunën e Zhelinës.

Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi akuzoi për keqmenaxhim qeverisjen deritanishme të komunës e cila siç tha ka ndikuar në shpërnguljen e banorëve.

Ai duke kërkuar votën e banorëve të Zhelinës tha se kandidati i tyre do të angazhohet që të përmirsojë gjendjen e tyre pasiqë ka kapacitetet e nevojshme për këtë. 

“Kandidati jonë është më i përgadituri për ta qeverisur komunën. Kandidati jonë ka edhe disa përparësi tjera, përparsia e parë është se po të fitojë kandidati i PDSH-së mundësia për të marrë ndihma ndihma dhe donacione prej shteteve të Unionit Evropian, SHBA-ve dhe Turqisë ëshë shumë e madhe për shkak se është një kuadër që e njeh punën, është një person që nuk është korruptuar dhe i kriminalizuar. Kandidatja për këshilltare në komunën e Zhelinës Merinda Limani para të pranishmëve tha se do angazhohet për një mirqënie sociale më të mirë për banorët e kësaj komune” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Ne do të punojmë për zgjedhjen e problemeve të banorëve të komunës sonë të cilat janë të shumta.Zgjedhja e ujit të pijshëm gati se në të gjitha vendbanimet, përmirësimi i problemeve infrastrukturore, ndërtimi i rrugëve ndërtimi i shkollave, zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë të gjitha këto do të jenë prioritetet tona. Do të mundohemi të realizojmë konceptin tonë për një komunë të zhvilluar” – u shpreh Merinda Limani, kandidate për këshilltare.

Ndërkaq kandidati i PDSH-së për kryetar në komunën e Zhelinës Sali Ajdini tha se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore ekonomike dhe investimet në infrastrukturë.

“Objektivat, sfidat dhe prioritetet tona do të jenë zhvillimi ekonomik i komunës, mirëqenia sociale për të gjithë qytetarët, do të angazhohemi në çdo program qeveritarë të efektuohet hisja buxhetore që u takon qytetarëve tanë, zhvillimin e kompanive që funksionojnv, formimin e të tjerave dhe hapjen e vendeve të reja të punës me të gjitha mundësitë që e lejojnë kompetencat e pushtetit lokal, akumulimin permanent të taksave  komunale në pajtim me ligjin  dhe investimin e tyre për infrastrukturën e vendeve përkatëse. Shfrytëzim në nivel të mjaftueshëm të fonmdeve qeveritare, findeve paraqasëse nga UE dhe mundësitë e tjera për rritjen e kapaciteteve buxhetore” – tha Sali Ajdini, kandidat për kryetar komune në Zhelinë - PDSH.

Ajdini banorëve të komunës së Zhelinës tha se do të angazhohet për ndërtimin, rekonstruimin dhe mirmbajtjen e objekteve shkollore në të gjitha vendbanimet. Ai premtoi objekt të ri për banorët e Ceroves, rikonstruim të shkollës fillore në fshatin Rogle  Pallaticë dhe Trebosh.

Ai gjithashtu tha se do të kujdeset për një zhvillim të mirfilltë të procesit edukativo arsimorë në këtë komunë duke depolitizuar kuadin e saj ndërsa premtoi edhe krijimin e kushteve për të rinjët në kulturë dhe sport. (Naim Ramadani, TVM2)