“Përpara rozë”, 1200 të prekura nga kanceri në gji, vetëm në 2016
Për here të nëntë , Shoqata Joqeveritare Borka organizoi marshin me moton “Përpara rozë”.....

Për here të nëntë , Shoqata Joqeveritare Borka organizoi marshin me moton “Përpara rozë”.
Marshi synon sensibilizimin me këtë sëmundje dhe përkrahje për të prekurat nga kanceri në gji dhe familjarët e tyre,duke ua bërë me dije se nuk janë të vetëm por kanë përkrahje.
“Që nga viti 2010 jamë paciente me kancer në gji,I kam kaluar të gjitha trajtimet madje edhe me mjekësi alternative,tani jamë këtu për ti përkrahur të gjitha femrat dhe për tu bërë apele që ti nënshtrohen kontrollimeve eho dhe mamografike ngase sëmundja është preyente,kanceri në gji nëse diagnostikohet dhe trajtohet me kohë shërohet” – tha Daniela Trajvnik, paciente.
Marshi edhe sivjet kishte mbështetjen e ambasadës amerikane në Maqedoni
“Me kënaqësi e pranova ftesën të jemë I pranishëm në këtë shetitje roze , të 9 me radhë “Përapa rozë 2017”,duke planifikuar që së bashku me të gjithë ju të përkarhim këtë aktivitet” – tha amasadori i SHBA-ve, Xhes Bejlli.
Sipas statistikave vetëm gjatë vitit të kaluar në Maqedoni janë zbuluar 1200 raste të reja me kancer në gji. Ndërsa gjatë 15 viteve të fundit vdekshmëria nga kjo sëmundje është rritur për 9 përqind njoftuan përfaqësueset e shoqatës Borka duke nënvizuar se Maqedonia është një nga vendet e ralla në Evropë ku nga rritet numri I të vdekurve nga kanceri ne gji. (Sevdije Metaj – Zuberi, TVM2)
