Zgjedhjet Lokale 2017, VMRO–DPMNE, oferta për Tetovën e Gostivarin

01.10.2017 16:51

Nëse qyetarët do të pyeteshin në zgjedhje, VMRO-DPMNE...

Nëse qyetarët do të pyeteshin në zgjedhje, VMRO-DPMNE me Koalicionin do të kryesonin me qeverin, por kësaj here ndodhi diçka tjetër dhe ne tani po jetojm në erësir, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë.

“Me 15 tetor në zgjedhjet lokale votoni për persona rezultatet e të cilëve të gjithë ne I dimë dhe I shofim në punën e tyre të përditshme. Votoni për persona për të cilët e dini se vazhdimisht kanë punuar dhe në të ardhmen do të vazhdojn të punojn, për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Votoni për persona që I realizojn premtimet zgjedhore dhe besojn në drejtësi, nuk ikin nga përgjegjësia dhe mësojn nga gabimet personale, për persona që besojn te qytetarët. 

Ai rikujtoi se LSDM fliste se nuk do të sjellin migrant në Maqedoni, por ndërkohë bëri një strategji që të sillen 150 mijë migrant” – u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Në çdo të keqe mund të gjendet diçka e mirë. Qytetarët duhet të bëjn dallimin mes kohës kur ekonomia u rrit, eksportet, rezervat valutore u rritën, kur prodhimi industrial vazhdoi të rritet dhe kohës së tashme  kur ka një rënie në prodhimin industrial, kur të gjitha projektet e ndërtimit ndahen dhe ekonomia bie, tha Gruevski.

Maqedonia po përballet me një sfidë të re, zgjedhje të reja lokale. Dua t'ju kujtoj se premtimi i dikujt nuk ka afat prej 5 minutash, ndërsa qytetarët e Tetovës nuk e meritojnë dhe nuk e harrojnë atë, por VMRO-DPMNE është gjithmonë pran  qyetareve, tha Goran Manojlovski, kandidat për kryetar komune në Tetovë nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni.

“Ky program që ne paraqesim për ju është nga ju. Ky program është i vërtetë dhe i shëndoshë. Ne kemi një projekt për të ndërtuar një pikë për selektimin e mbeturinave në Tetovë,me realizimin e këtij projekti më në fund do të zgjidhet problemi me ndotjen e mjedisit dhe ajrit në Tetovë, si dhe zgjidhja e problemit me transportimin e mbeturinave në qytet. Ne kemi një projekt për ndërtimin e kopshteve në Tetovë, të mobiluar me tendencat e fundit, parapelislsht është planifikuar planifikuar rikonstruimi i kopshteve, si dhe ndërtimi i parkingjeve shumëkatëshe” – tha Goran Manojlovski, kandidat për kryetar komune në Tetovë nga rradhët e VMRO-DPMNE dhe koalicioni.

VMRO-DPMNE-së, dje ka mbajtur tubim edhe në Gostivar. Kandidtaja për kryetare në Komunën e Gostivarit Dafina Stojanoska, shpalosi projekte që do realizohen në këtë komunë. 

“Me programin për zgjedhjet lokale ne do të vazhdojmë të hapim trotuaret dhe të përmirësojmë infrastrukturën në zonat rurale, do të rindërtojmë sallat sportive në shkolla. Programi premton një çerdhe të re, ndërtimin e një stacioni të qenve të humbur dhe zhvendosjen e deponisë, si dhe shumë projekte të tjera dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që më 15 tetor të gjithë të dalin me përkrahje për një epokë të re në Gostivar” – u shpreh Dafina Stojanoska, kandidte për kryetare në komunën e Gostivarit, nga rradhët e VMRO-DPMNE.

15 tetori është dita kur populli duhet të tregojë se çfarë mendon për gjithçka, por edhe për këtë, a pajtohet apo jo. Nuk është ajo ditë vetëm për zgjedhjen e kryetarëve të komunave edhe pse kjo është një çështje shumë me rëndësi. Ajo është dita kur duhet të tregohet mendimi për mashtrimet politike, me të cilat ata po e fshehin mosaftësinë e tyre. Populli të mos merret me atë që këta nuk e realizojnë”, tha nga VMRO DPMNE. (Sanije Duraku,  TVM2)