BFI u ndau çertifikatat “Hallall” kompanive
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, ka bërë certifikimin dhe ricertifikimin e disa kompanive vendore, me certifikatën e hallall standardit...........

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, ka bërë certifikimin dhe ricertifikimin e disa kompanive vendore, me certifikatën e hallall standardit.
Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, theksoi se deri më tani me këtë certifikatë janë pajisur 9 kompani vendore, të cilat kryesish merren me produkte ushqimore.
“Deri më tani kemi pasur 4, të cilat kanë pasur certifikatën hallall, nga ana tjetër, prej ditës së sodit startohet edhe me 5 ndërmarrje, pesë kompani të reja, që do të thotë gjithsejtë do të jenë 9 kompani të cilat marrin dokumentin parësor, parimor, esencial për prodhimin e tyre, që është në standardet e parimeve esenciale islame”, deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Këtë certifikatë aktualisht e posedojnë kompania “Suna”, “Kristal Bllagoja Gjorev”, “Pllezher”, “Evrokeks” , “Andonov”, “Makprogres”, “Vitalia” dhe kompania “Mamas”.
Kreu i BFI-së, Rexhepi, njëherit deklaroi se ka edhe kompani të cilat edhe pse janë ftuar deri më tani, nuk kanë shfaqur interesim për tu pajisur me një certifikatë të tillë.
“Ka disa kompani, sidomos ato që merren po edhe me prodhimin e elementeve elementare, siç është buka, po disi bëjnë neglizhencë në këtë drejtim”, theksoi Rexhepi.
Në këtë drejtim, Rexhepi tha se Agjencioni për Certifikim pranë BFI-së do të vazhdojë me publikimin e emrave të kompanive, të cilat e posedojnë këtë certifikatë, sepse certifikimi i kompanive me hallall standard tanimë është një trend botëror. (Gyltene Sinani, TVM2)
