Zgjedhjet Lokale 2017, LSDM: Projektet për Kavadarin dhe Negotinën
LSDM dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur mbrëmë tubime në Negotinë dhe Kavadar....

LSDM dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur mbrëmë tubime në Negotinë dhe Kavadar ndërsa sot janë ndalur në komunë e Sarajit. Në tubimin në Kavarad, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, premtoi rikthimin e jetës në këtë komunë njësoj si në të gjithë Maqedoninë.
Vazhdojnë ndryshimet, sepse Maqedonisë i nevojitet perspektivë, ka thënë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Premtoi mbështetje për bizneset dhe gazifikim të Kavaradit, modernizimin e shkollave, kopsht të ri për fëmijë.
“Jo vetëm dy denarë subvencion për rrushin e shitur, shpall në Kavadar për shkak të vitit të keq edhe dy denarë subvencione shtesë për vreshtarët. Dhe kjo jo vetëm për rrushin e zip or edhe për të bardhë, janë 2 milion e uro para shtesë, sepse qytetarëve nuk duhet tu japiom para kreditesh por tua kthejmë paratë nga buxheti që mbushet prej tyre. Ata kishin një vit të vështirë nga moti i ligë prandaj ju duhet mbështetje. Të gjitha mbështetjet që do të marrin ndërmarjet provate, do të jenë me qëllimin përfundimtar, vende të sigurta pune, rroga më të mëdha dhe ardhmëri punëismi për të rinjtë” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Kandidati i LSDM-së për kryetar në komunën e Kavadarit Betian Kitev tha se nëse merr besimin e qytetarëve, prioritet do të jetë gazifikimi.
“Prioriteti ynë parësor do të jetë gazifikimi i Kavadarit, në këtë mënyrë qytetarët do të marrin fatura më të lira energjitike madje deri në 50%. Përfun dimisht do të zgjidhim problemin disavjecar me tregun e qytetit. Do të ndërtojmë një treg të ri me hapësirë të nevojshme për parkim. Qytetarët dhe tregëtarët, kurrë më nuk do të ngrijnë gjatë dimrti të ftohtë në hapësirë të hapur. Ne do të ndërtojmë edhe një gjë tjetër që ëhstë thelbësore për qytetin tonë. Do të ndërtojmë kopshtin e ri për fëmijë në mënyrë që asnjë prind në Kavadar të mos shqetësohet se ku do të qëndrojë fëmija e tyre gjatë kohë s që ata janë në punë. Japim fjalën para jush se do të rikonstruopjmë të gjitha rrugët dhe rrugicat e dëmtuara në Kavadar dhe rrethinë” – u shpreh Betian Kitev, kandidat për komunën e Kavadarit – LSDM.
Koalicioni për jetë më të mirë, prezentoi programin e tij edhe para qytetarëve të Negotinës kandidati i LSDM-së për Negotinën, Toni Delkov, premtoi zgjidhje të problemit me shtëpinë e lindjeve, ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë, zgjidhjen me mbeturinat komunale, rikonstruksionin e rrugëve, treg të mbyllur, hapësirë për parking, projekte për efikasitet më të madh energjitik.
“A ju duket normale që në shekullin 21, të mos kemi ujë për pije, uji ëhstë privilegj apo kërkesë parësore për jetë normale. Kemi harruar të dëgjojmë një qarje fëmije në Negotinë. Në qytetin tonë, tanimë një kohë të gjatë , nuk po lindin më fëmijë. Pikërisht në negotinë kur kishtet ishin të mrekullueshme dhe spitali I lindjes ishte një ndër më të mirët në shtet e sot ëhstë hapësirë e zbrazët. Ciftet e reja nuk kanë ku ti lënë fëmijët e tyre për përkujdesje gjatë ditës pasi kapaciteti në kopshtet aktuale k akohë që është stërmbushur dhe kjo duhet të ndryshojë” – deklaroi Toni Dellkov, kandidat për kryetar të Negotinës – LSDM.
Duke u fokusuar edhe në kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë Zaev tha se ata janë ata që do t’i rregullojnë të gjitha padrejtësitë në tërë këtë periudhë. Përkujtoi edhe në të gjitha ato që ka bërë Qeveria në periudhën e kaluar duke premtuar se pas 15 tetorit, në të gjitha komunat e maqedonisë do të rikthehet jeta, për të gjithë. (Sanije Duraku, TVM2)
