Zgjedhjet Lokale 2017, Kasami, projektet për Reçicën e Vogël

01.10.2017 18:13

Kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami....

Kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka prezentuar nga Reçica e vogël projektin ideor për ndërtimin e shkollës fillore.

Ai tha se ky realizmi i këtij projekti është premtuar edhe më herët, mirëpo asnjëherë nuk është realizuar. Kasami tha se administrata e mëparshme madje ka premtuar se nëse nuk siguron mjete nga buxheti i shtetit apo ai komunal, investitorë do të sjellë nga Kina.

“Ne zotohemi që për katër vite shkolla e Reçicës së vogël do të jetë një ambient ku fëmijët tuaj do të mësojnë siç e meritojnë dhe shkolla juaj do të jetë në mesin tuaj dhe do ta ketë vendin aty ku është paraparë. një pyetje që na parashtrojnë këto ditë është se si do të financohen projekte të tilla E  ne ju themi nuk ka nevojë të vrapojmë deri në Kinë. Komuna, ka financa të mjaftueshme që të mund të financojë projekte të tilla. Ju garantojmë se vetëm me një menaxhim të mrëfilltë të financave dhe resurseve do të krijojmë një jetë të mjaftuehsme për investime të tilla publike” – tha Bilall Kasami, kandidat për komunën e Tetovës - Lëvizja Besa.

Sipas Kasamit fonde për projekte ka po ato nuk shfrytëzohen. Kasami përmendi se me  shfrytëzimit të fondeve europiane do të financohet një pjesë e konsiderusheshme e projekteve që paraqet lëvizja Besa për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës.

Partneriteti me kompoanitë private i ahstuquajturi partneritet publiko privat është po aq i rëndësishëm, ky partneritet është premtuar edhe nga drejtuesja aktuale e Komunës së Tetovës tha Kasami, por nuk ka rezultuar në vepër. 

Kishte një përpjekje të tillë të dështuar për stadiumin e qytetit të Tetovës  por edhe sot e kësaj dite qytetarët janë dëshitarë se stadium mbetet i njejti edhe përkundër faktit që kemi një kompani e cila në vazhdimësi ka shprehur interesim të kontribuojë për qytetin e Tetovës.

Partneriteti i tillë privat publik është një mundësi shtesë për investime dhe kështu kontribuohet edhe për hapjen e vendeve të reja të punës duke mundësuar që të rinjtë të mos e shohin administratën komunale si shpresë  të vetme punësimi, port ë kenë vende pune edhe në kompanitë prvate me një rrogë shumë më të lartë.

Kemi ofertë konkrete siç ëhstë ngritja e parqeve teknologjike që është një ide e mirë për idetë fillestare.

Ka një park të tillë  me UEJLN-ë por kontrobuti i komunës aktuale në këtë projekt ëhtsë zero. Ne do të angazhohemi për kontribut më të madh që efektet ti shohim bashkarisht premtoi kandidati i lëvizjes Besa për komunën  e Tetovës, Bilall Kasami.