Zgjedhjet Lokale 2017, BDI zbardh premtimet për qytetin e Shkupit

01.10.2017 18:27

Bartësi i listës së BDI-së, për Qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti....

Bartësi i listës së BDI-së,  për Qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti, sot në një takim me gazetarë prezantoi prioritetet që do ti realizojnë si pjesë e Këshillit të qytetit.

Ndarja proporcionale e buxhetit, përfaqësi i drejt dhe adekuat dhe shumë projekte tjera janë pjesë e programit të BDI-së për qytetin e Shkupit.

Ndarjen proporcionale të buxhetit të qytetit,

-Përfaqësimin e drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në punësime

-Ndarjen e menaxhimit me institucionet në kompetenca të Qytetit

-Mbështetjen e sektorit civil

-Përkrahjen e projekteve të komunave ku gravitojnë-shqiptarët

-Zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera në mënyrë të detajizuar do tëprazantohen para qytetarëve të Çairit,

Sarajit, Gazi Babës, Karposhit, Butelit, Shuto Orizares. Bashkë me ju mund tëarrijmë shumë më tepër në qytetin e Shkupit, por neve na duhet përqëndrimi i votës, jo përçarja sepse të ndarë jemi mëtë dobët, ndërsa të bashkuar jemi më të fortë”, tha Ajeti në takimin me gazetarë.

Në këtë rast u prezantuan edhe kandidatët tjerë të listës për këshilltarë të Bashkimit Demokratik për Integrim për qytetin e Shkupit.