Sindikata e transportuesve kërkojnë heqjen e kartonave të gjelbër
01.10.2017 18:30
Sindikata e pavarur e transportuesve me kamionë “Makam Trans”....

Sindikata e pavarur e transportuesve me kamionë “Makam Trans” kërkon nga Ministria e Transportit që tu hiqet kartoni i gjelbërt për dalje jashtë shtetit dhe të ulet çmimi për regjistimin e kamionëve duke eliminuar të paktën njërën prej pagesave për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Makam Trans” vlerëson se duhet hequr edhe disa prej pagesave në pikat pagesore. Një prej kërkesave të transportuesve është që vozitësit profesionist të kenë edhe stazh me beneficion sikurse ka qenë dikur pasi vlerësojnë se puna e tyre është e lodhshme dhe kërkon pensionim më të hershëm.
