Arsovska, me mirkuptim drejt thyerjes së barierave

01.10.2017 18:56

Përfaqësues të Vetëqeverisje lokale, profesorë universitarë, liderë të biznesit....

Përfaqësues të Vetëqeverisje lokale, profesorë universitarë, liderë të biznesit, ekspertë, historianë, hulumtues nga Republika e Maqedonisë dhe Greqisë diskutuan për sfidat në sferën ku veprojnë në Samitin për shoqëri civile që mbahet në Selanik, në kuadër të Programit për paqe dhe të drejta të njeriut.

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska, e cila është paneliste në sesionin kushtuar ekonomisë, dërgoi mesazh për marrëdhënie ekonomike stabile ndërfqinjësore si hap drejt rritjes më të madhe ekonomike në rajon. Greqia është një ndër pesë partnerët e rëndësishëm tregtarë të Republikës së Maqedonisë. Investimet më të mëdha janë në sektorin bankar, industrinë e naftës, tregti dhe industrinë e tekstilit.