Nikollovski, rritje të subvencioneve për kulturën e orizit

01.10.2017 19:10

Rritja e subvencioneve nga 18 mijë denarë për hektar të hapësirës së mbjellë me oriz....

Rritja e subvencioneve nga 18 mijë denarë për hektar të hapësirës së mbjellë me oriz, gjegjësisht 18 mijë denarë shtesë të subvencioneve ekzistuese për hektar paralajmëroi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. 

Ai foli edhe për masa të cilat po ndërmerren në drejtim të zhvillimit të prodhimit të orizit, me ç’rast theksoi se në suaza të bashkëpunimit të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës është formuar asociacion për promovimin e bujqësisë me seli në Sofje, në të cilin është anëtare edhe Republika e Maqedonisë.

Sipas Nikollovskit, prioritet është krijimi prodhimeve cilësore të orizit  dhe mbështetje për plasmanin e ri në vend dhe jashtë kufijve të shtetit.