Marsej, sulm me thikë, 3 të vdekur

01.10.2017 19:47

Një person ka sulmuar me thikë pasagjerët që ndodheshin në stacionin kryesor hekurudhor.....

Një person ka sulmuar me thikë pasagjerët që ndodheshin në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Marsejës “Saint Charles” mesditën e sotme.

Si pasojë e sulimt mbetët të vdekur tre persona. Më pas ka ndërhyrë policia e cila ka qëlluar për për vdekje agresorin. Policia ende nuk ka zbuluar motivet që e shtynë agresorin drejt këtij veprimi, madje as nuk është identikuar ende. Sulmuesi gjithashtu plagosi edhe persona të tjerë.  

Ministri i brendshëm I Francës, Gerard Collomb ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.