SHGM: Më 24 dhjetor u censurua liria e shprehjes
Në këtë qëndrim vazhdon të insistoj kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, duke shprehur mospajtimin e tij me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se në atë rast nuk është bërë shkelje e lirisë së shprehjes....

Dëbimi i gazetarëve nga Galeria e Kuvendit më 24 dhjetor të vitit 2012, paraqet shembull klasik të censurës.
Në këtë qëndrim vazhdon të insistoj kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, duke shprehur mospajtimin e tij me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se në atë rast nuk është bërë shkelje e lirisë së shprehjes.
“Fillimisht dua të potencoj se për ne nuk ka asnjë dilemë, se dëbimi i gazetarëve nga Galeria më 24 dhjetor të viti 2012, është shembull klasik i censurës, të cilën Kushtetuta jonë e ndalon. Atë ditë sigurimi i Kuvendit, me urdhër të kryetari të Kuvendit, i ndaloi gazetarët të ndjekin ngjarjet, rrjedhë e sjelljes së Kuvendit, të cilat ishin ngjarje në interes të lartë publik. Për ne ekziston vetëm një shpjegim, se arsye e vetme për largimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit ishte dëshira e pushtetit që ta fsheh dëbimin e dhunshëm të deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit. Por, pyetja është se si është e mundur që Gjykata Kushtetuese të lejojë të vendosë në bazë të spekulimeve, pyetja është se kush e ka vendosur në njohuri Gjykatën Kushtetuese me dezinformata të këtilla”, deklaroi kryetari i SHGM-së, Naser Selamni.
Me pjesë të vendimit shprehin mospajtim edhe pjesëtarët e sektorit civil dhe juristët.
“Për ne arsyetimi i vogël dhe i pamjaftueshëm i Gjykatës Kushtetuese është hapësirë për diskutim, për atë se ku gazetarët ta kërkojnë mbrojtjen e tyre, respektivisht ku të kërkohet përgjigja për dilemat dhe zbrazëtirat e shumta, të cilat i la pas vetes vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kur them mangësi të vendimit, them edhe për esencën e arsyetimit, megjithatë edhe për procedurën me të cilën u soll vendimi”, theksoi nga Fondi “Shoqëria e hapur Maqedoni”, Nada Naumovska.
“E para është pyetja që me vendimin nuk jepet përgjigje e pyetjes, e cila u parashtrua në kërkesën tonë dhe ajo është vallë dëbimi i këtillë i gazetarëve nga Galeria e Kuvendit, do të thotë shkyçje e opinionit nga puna e Kuvendit. Dhe çështja tjetër kontestuese është domosdoshmëria e dëbimit të këtillë të gazetarëve në një shoqëri të këtillë demokratike”, potencoi avokati Filip Medarsi.
“Ky është rast klasik, ku viktimat e dhunës policore prezantohen si dhunues, që jep shembull të viktimizimit nga viktima. Këtu kishte moment kur ato kanë qenë të lutur që ta lëshojnë Galerinë, kemi shumë kontradikta në vetë aktgjykimin”, tha nga “Fronti për Liri të Shprehjes”, Zharko Trajanovski.
Kjo u tha në debatin e organizuar nga Fondacioni “Shoqëri e hapur Maqedoni”, Qendra për Zhvillimin e Mediave dhe “Fronti për Lirinë e Shprehjes”, si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me iniciativën e SHGM-së.
Gjykata solli vendim se gjatë dëbimit të gazetarëve nga Galeria e Kuvendit më 24 dhjetor, nuk është bërë shkelje e lirisë së shprehjes dhe se sigurimi i Kuvendit i ka dëbuar gazetarët me qëllim të sigurimit të tyre. (Mefail Ismaili, TVM2)
