Maqedoni

Rasti gjyqësor “Fortesa 2”, gjashtë zyrtarë të DSK-së në gjyq

02.10.2017 12:26

Vazhdon gjyqi për gjashtë zyrtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, si dhe për ish-shefin e administratës në DSK, Goran Grujovski, në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Fortesa 2”...

Në seancën e sotme në gjyq, Prokuroria Speciale duhet të paraqesë raportin  zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa i akuzuari, Goran Grujovski, është në ikje, së bashku me të dyshuarin në këtë rast, Nikolla Boshkovskin.
 
Seanca gjyqësore për Grujovskin do të mbahet në mungesë të të akuzuarit. Sipas akuzës, Grujovski dhe gjashtë zyrtarë tjerë të DSK-së me ngarkesën për prishje të dokumenteve zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në këtë rast, ndërsa në ikje janë tre muaj, menjëherë kur Prokuroria Speciale ngriti lëndë hetimore për rastin në fjalë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka ritheksuar disa herë se MPB çdo ditë hulumton për vendndodhjen e tyre.