Maqedoni

Fillon gjykimi për vjedhjen në Tutunska Banka

02.10.2017 12:39

Në Gjykatën Penale mbahet sot seanca e parë gjyqësore për vjedhësit e Tutunska Bankës...

Procesi i gjykimit fillon sot ndërkohë që të akuzuar janë tetë persona, mes të cilëve edhe Boban Smillevski, i akuzuari kryesor ka vjedhur 2 milion e 400 mijë franga franceze dhe 645 mijë euro nga thesari i Tutunka Bankës.

Seanca e sotme duhej të mbahet në 21 shtator, por e njëjta u anulua për shkak të kërkesës së palës mbrojtëse, ndërsa seanca para saj për shkak se burgu hetues i Shutkës nuk kishte me çfarë t’i dërgojë në gjykatë tre të akuzuarit që janë në paraburgim për këtë rast.