Maqedoni
Negociatat me Korenë, Trump: Tillerson po humb kohë
02.10.2017 13:03
Presidenti amerikan, Donald Trump, këshilloi kryediplomatin amerikan që të mos humbasë kohën kot me përpjekjet për të negociuar me liderin koreano-verior, Kim Jong Un...

"I thashë Rex Tilleresonit që po humbet kohën me përpjekjet për të negociuar me njeriun e vogël të raketës”,- shkroi Trump në “Twitter”, duke përdorur nofkën që i ka vendosur vetë liderit koreano-verior.
Komenti i Trumpit erdhi një ditë pasi vetë Tillerson tregoi se ShBA po komunikonte drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor e të raketave, por Peniani nuk kishte treguar interes për dialog. Më herët, Tillerson tha se ShBA po testonte Korenë e Veriut për të parë nëse ka hapësira për dialog dhe se kishte disa kanale komunikimi me Penianin. Kjo ishte hera e parë që administrata Trump pranoi publikisht se kishte komunikime direkte me Korenë e Veriut.
