Botë

Masakra në Las Vegas, 50 të vdekur e mbi 200 të plagosur, vritet sulmuesi

02.10.2017 13:54

Është qëlluar për vdekje nga policia Stephen Padock, 64 vjeçari që hapi zjarr nga kati i 32 i një hoteli në Las Vegas...

Është qëlluar për vdekje nga policia Stephen Padock, 64 vjeçari që hapi zjarr nga kati i 32 i një hoteli në Las Vegas mbi turmën e mbledhur për një koncert, duke vrarë 50 persona e plagosur mbi 200 të tjerë.

Numri i viktimave mund ta kthejë këtë masakër në më të rëndën në historinë e vrasjeve masive në ShBA, duke eklipsuar masakrën me 49 të vdekur në klubin e natës në Orlando të Floridës. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregonin njerëzit të tmerruar që vraponin për të shpëtuar nga plumbat.

Hetimi i policisë është duke vazhduar për të identifikuar nëse autori ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të zbuluar shkaqet. Mes të vdekurve ka edhe disa policë që ishin jashtë shërbimit.